FIDANISHTJA

Agron Rukiqi takohet me drejtorët në DKA, për Rajonin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij kanë realizuar shtatë takime të ndara me Drejtorët e DKA-ve dhe drejtorët e shkollave të ulëta, shkollave të mesme të larta të komunave Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug.

Takimet janë mbajtur në vazhdën implementimit të “Strategjia e integruar e policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi” dhe implementimit të planeve operacionale “Fillimi i vitit të ri shkollorë dhe siguria në shkolla 2025-2026”.

Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me DKA-në, personelin shkollor, këshillin e prindërve dhe këshillin e nxënësve në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në shkolla, përreth tyre dhe siguria e përgjithshme në shkolla.

Gjatë këtyre takimeve nga ana e të gjithë të pranishmëve gjendja e sigurisë nëpër shkolla dhe rreth tyre është vlerësuar e qetë dhe stabile.

FIDANISHTJA

Nga Kolonel Rukiqi u theksua se që nga fillimi i vitit të ri shkollor Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan është duke vazhduar me detyra konkrete për njësitet në terren duke planifikuar që në të gjitha shkollat dhe përreth ambienteve të tyre të ketë prezencë të shtuar të policisë, po ashtu janë duke u implementuar dhe do të implementohen projekte, fushata e ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.

Gjithashtu edhe drejtorët e të gjitha këtyre shkollave u shprehen të kënaqur me bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, nga i cili bashkëpunim gjendja e sigurisë në shkolla në komunat e tyre është e qetë.

Gjatë të gjitha takimeve të pranishmit u dekoduan që bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të institucioneve do të jetë i vazhdueshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.