Agron Murseli me vullnet e dashuri kujdeset për parqet në Miresh, shtëpinë e shëndetit dhe shtëpinë e kulturës

Gjilan – Agron Murseli ka një kohë të gjatë që me shumë vullnet e përkushtim kujdeset vullnetarisht për parqet e fshatit Miresh i njohur si më i pastërti në Kosovë për shtëpinë e shëndetit dhe shtëpinë e kulturës.
Edhe pse në Kosovë aktivitetet vullnetare kanë qenë të pranishme ndër vite, në shoqërinë tonë ende mungon një definim i qartë dhe organizim sistematik rreth vullnetarizmit.
Një shembull që vërtet meriton të përkrahet është ai i Agron Murselit i cili kujdeset vazhdimisht për parqet e fshatit Miresh dhe për shtëpinë e shëndetit dhe shtëpinë e kulturës.
Agroni thotë se shtëpinë e kulturës, shtëpinë e shëndetit, pastaj eliminimin e deponive të egra në fshat i bënë në mënyrë vullnetare.”E bëjë me dëshirë dhe e mbajë pastër. Mundohem në maksimum që hapësirat gjelbëruese të jenë të pastra për vizitorët, kurse ambulanca dhe shtëpia e kulturës janë institucione ku duhet të dominojë pastërtia” shprehet Murseli.
Murseli thotë se Mireshi është një fshat i madh që ka plotë gjallëri dhe padyshim që meriton të ketë një ambient të gjelbëruar dhe me parqe të bukura e të pastërta./rajonipress/