UBT

Agron Murseli dedikim emocionues për dëshmorin Mehmetali Behlulin

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Po e kujtoj këtë dite që erdhe nga malet e Pashtrikut, jo për t’qu qefe po duke mendu se duhet vazhdohet të qohet amaneti i dëshmorëve në vend që të luftohen kriminelët, tradhtarët dhe të bashkohen trojet Shqiptare, deri të bëhet Shqipëria ashtu siç ka qenë dikur dhe siç e dëshironi ju ka shkruar Agron Murseli në dedikimin e tij special kushtuar Mehmetali Behlulit.

Postimi i plotë i Agron Murselit

Dita e tetëmbëdhjetë e qershorit të vitit 1999 na kujton ditën kur ishim në Dobërçan para dyerve të shtëpisë tënde duke ndejt dhe u ndal një automjet dhe me të parë që po del një djalosh me uniform të UÇK-së na mori mendja se ishe t`i vëlla Mehmetali Behluli, sepse ne ishim të informuar se je pjesëtar i UÇK-së.

Posa dole dhe u përqafuam aq shumë sepse ishte një kohë e gjatë që nuk ishim pa, njëherë nē perëndim që jetove në Gjermani, Zvicër e shumë vende tjera e në fund në Angli që prej aty erdhe vullnetar për ta çliru Kosovën, njëherë nē Koshare e pastaj në Pashtrik.

U përqafuam shumë shumë u çmallëm dhe një kohë shumë të shkurt na pyete ku kanë ndejt shkijet e na të treguam dhe dole për të kontrollu që mos ka ndonjë mjet shpërthyes të montuar, posa u ktheva dhe vazhdove ta shiqojsh oborrin shtëpinë që nuk i kishe parë një kohë të gjatë, por nuk të lan përshtypje aq shumë se mendjen e kishe si të luftohen kriminelët serb dhe organizove dhe hyre në fshatin Ranillug pa tu tremb syri aspak.

FIDANISHTJA

Po e kujtoj këtë dit që erdhe nga malet e Pashtrikut jo për t’qu qefe po duke mendu se duhet vazhdohet të qohet amaneti i dëshmorëve në vend që të luftohen kriminelët, tradhtarët dhe të bashkohen trojet Shqiptare, deri të bëhet Shqipëria ashtu siç ka qenë dikur dhe siç e dëshironi ju.

Shpresoj qē njē dit do të zgjohen ata që e duan bashkimin e tokave Shqiptare.
E n’fund vēlla dashta me t’thonē se me vesh uniformën tënde qenka shumē rond, poqë ēshtë nevoja do ta veshim e ta vazhdojmë rrugën tēnde,
Zoti të shpërbleftë me xhennet o i dashuri vëlla
Mehmetali Behluli dëshmor i Kombit Shqiptar.

Agron Murseli në një dedikim tjetër të veçantë kishte shkruar:”Është e ditur se edhe dëshmorët e kanë dashur jetën, por për lirinë e kanë vënë atë në provë, duke arritur ta finalizojnë me rënie në altarin e lirisë. Ama të rënët kanë lënë të gjallët pas vetes për ta ndërtuar atë të ardhme për të cilën ata kanë dhënë jetën. Por dëshmorët nuk janë thjesht objekt përkujtimi. Dëshmorët sot nuk e dinë nëse ne e përkujtojmë veprën e tyre ose jo, kështu që veprime të tilla nuk duhen trajtuar sikur ne po u bëjmë dëshmorëve ndonjë nderim. Ata fizikisht nuk kanë nevojë për nderimin tonë, ata janë në amshim të lumtur për veprën e tyre edhe pa përkujtimin tonë. Prandaj është mirë t’i thërrasim mendjes e ta bëjmë pyetjen për të gjallët, për vete dhe për gjithë të tjerët. A po e bëjmë ne punën tonë sot sipas kritereve të idealeve për të cilën luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës luftuan dje? A jemi ne në nivelin që ta shikojmë veten drejt në sy duke dalë para portretit të dëshmorit” ka shkruar Murseli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.