Fundamenti

Agron Leka adhurues i madh i natyrës, këshillon pacientët pas pandemisë COVID – 19

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Aventurat dhe rekreacionet e shumë njerëzve janë pjesë e përditshme e jetës së tyre, ata përpos që kryejnë profesionin e tyre të obligueshëm gjatë kohës së lirë merren me sfida të ndryshme në jetën e tyre.

Dr.Agron Leka i cili kontributin e tij të mjekut e jap tani e shumë vite në Spitalin Regjional të Gjilanit, si mjek i Kardiologjisë, dhe i cili është mjaft i respektuar nga qytetarët e Gjilanit e më gjerë, ka disa këshilla për pacientët të cilët vuajnë nga problemet e zemrës.

“Ne vazhdimisht kemi si epiqendër pacientët se si ti shërojmë, kjo është një sfidë e sotme dhe e së ardhmes, ne si mjek çdo herë jemi pranë dhimbjeve të pacientëve, ne mundohemi të bëjmë shërbime cilësore për pacientët tanë. Në këtë kohë në Kosovë kemi nevojë për bashkëpunim e bashkëbisedim më shumë se kurrë se kur humbet besimi humbet shpirti e humbet mendja”, ka bërë të ditur dr. Leka.

KKVITI

Dr.Agron Leka ka theksuar se shumë pacient gjatë pandemisë COVID -19 fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, por këshillon për disa preventiva të cilat duhet zbatuar.
“Ndjejmë dhimbje për çdo jetë të humbur gjatë pandemisë COVID-19, por gjatë kësaj kohe më të prekurit ishin pacientët me probleme të zemrës për atë arsye se çdo infeksion e prek zemrën, por për ta përballuar më lehtë situatën e shumë pacientëve me probleme me zemër ju këshilloj që të shmangni kontaktin me njerëz, pastërtia të jetë në nivelin më të lartë, duhet të qëndrojnë në ambiente të pastërta në shtëpi apo na natyrë apo kopsht, ndërsa duhet të jenë shumë të vëmendshëm gjatë kollës dhe vështirësive të frymëmarrjes”.

Dr.Agron Leka njëherit është edhe adhurues i madh i natyrës dhe ecjes në shtigjet natyrore, ai për çdo ditë ec nga 6-7 km për të qenë më vigjilent gjatë punës së tij.
“Si çdo njeri edhe unë kam hobi, gjatë kohës së lirë dal me shumë dëshirë në natyrë, përjetoj aromën e bimëve dhe freskinë e malit është kënaqësi e veçantë t`i dëgjosh cicërimat e zogjve, është një çlodhje mendore por është shumë e shëndetshme për shëndet. I preferoj të gjithë qytetarët të jenë pjesë sa më shumë e ajrit të pastër ti shmangin alkoolin, duhanin e lëndët narkotike, këto gjëra të qojnë në fund të humnerës ndërsa aktivitetet sportive siç është ecja në male ju bën më të shëndetshëm dhe shumë më vigjilent në punët e përditshme”, ka porosit kardiologu Agron Leka./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.