RCCOLA

Agon Pira: Jemi klub serioz, stadiumit ja pamë sherrin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori Sportiv i Vllaznisë së Pozheranit, Agon Pira, ka hapur zemrën për të gjithë dashamirët e futbollit për gjendjen e skuadrës së Vllaznisë.

Vllaznia ishte befasia më e madhe e futbollit Kosovar në vitin 2017, ajo bëri histori duke u inkuadruar në elitën e futbollit Kosovar.

Strukturat e klubit të “gjelbër” të Vllaznisë e kishin marrë shumë seriozisht inkuadrimin në elitën e futbollit Kosovar, duke i përforcuar radhët e saj me shumë futbollist e trajner por gjërat nuk shkuan ashtu siç e kishin paramenduar ata.
“Në fillim ishim pak të papërvojë, startuam dobët dhe kjo na demoralizoi bëmë përpjekje të stabilizohemi por nuk arritëm na mungonin shikuesit tanë besnik, e kokëçarjen më të madhe na shkaktoi stadiumi dhe u detyruam ndeshjet ti zhvillojmë në Gjilan, që për neve ishte një hendikep i madh”, ka bërë të ditur, Agon Pira.

Skuadra e “gjelbërve” të Vllaznisë ishte para shuarjes në përfundim të stinorit vjeshtor duke ju larguar të gjithë futbollistët, duke mos pasur shpresë për vazhdimin e edicionit pranveror por në momentet e fundit jepen shenjat e mbijetesës.
“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se do të jetë shumë vështirë sigurimi i mbijetesës por gjerë sa ekzistojnë mundësit ne do të shpresojmë shumë, kemi arritur të mobilizohemi si asnjëherë më parë dhe kemi sjellur disa futbollist cilësor edhe pse jemi vonuar pak me stërvitje do të jemi prapë befasia e futbollit Kosovar”, shprehet Pira.

Mobi Casa

Pira ka bërë të ditur se Vllaznia është një skuadër serioze e me traditë futbollistike, por i mungon një stadium të cilit ja kanë parë sherrin.
“Ne jemi skuadër serioze nuk dorëzohemi as atëherë kur jemi më së dobëti këtë do ta dëshmojmë në fillim të pranverës, e dimë që do të jetë vështir por ne do të dëshmojmë kulturë sportive dhe do t`i befasojmë të gjithë, por i gjithë faji është tek stadiumi i gjithë faji për këtë pozitë që gjendet skuadra jonë është stadiumi dhe i bëjmë apel Komunës që sa më parë të rregullohet stadiumi në Pozheran, këtë neglizhencë nuk e meriton as klubi e as Pozherani duke pasur parasysh angazhimin e njerëzve që po mbajnë gjallë klubin e Vllaznis”.

Pira ka edhe një porosi për të gjithë tifozët e Vllaznisë dhe dashamirëve të këtij klubi.
“I ftoj edhe shikuesit e posaçërisht ata që e duan klubin me zemër, që t’na bashkëngjiten në këto momente jam i sigurt që së bashku do t’ja dalim”

Vllaznia përgatitjet janë duke i zhvilluar në Pozheran nën drejtimin e trajnerit të ri Agron Selamnit, ndërsa gjerë më tani radhët i kanë përforcuar me Fidan Hasanin, Kujtim Pantina, Arlind Shaqiri, Sevdaim Tahiri, Orhan Miftari e Elbasan Thaçi, siç mësohet mund të ketë edhe ndonjë përforcim Vllaznia nga 18 xhirot e zhvilluara ka shënuar 2 fitore 2 barazime e 14 humbje./rajonipress/