Mobi Casa

Agon Musliu shpallet Personalitet i Vitit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, ka nderuar me mirënjohje mjekë e veprimtarë për kontributin profesional dhe patriotik për të mirën e përgjithshme.

Mjekët që u nderuan me mirënjohje për kontribut profesional janë: Elmaze Hyseni, Hysen Sherifi, Ymer Elezi, Bejtush Zylfiu, Semahate Kurteshi, Haqif Huruglica, Maxhide Shaqiri, Shyhrete Islami Sahiti, Fetie Huruglica dhe Rukie Selishta.

Ndërkaq, Haziri ka nderuar me mirënjohje post mortum edhe veprimtarët e çështjes kombëtare: Gani Hajrullahu, Taip Arifi, Dalip Foniqi dhe Ibrahim Seferi.

Hidromorava

Kreu i Gjilanit, po ashtu, e ka shpallur Personalitetin e Vitit Agon Musliun, i cili javë më parë humbi jetën tragjikisht, në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.

“Qëllimi është që njerëzve profesionistë të fushave dhe veprimtarëve t’iu themi faleminderit për punën e madhe që kanë bërë për të mirën e përgjithshme”, ka thënë Haziri.

Me këtë rast, ai ka kërkuar zbardhjen e rastit të Agon Musliu në mënyrë që shpirti i tij të pushojë në paqe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.