ARKATANA

Agon Mehmeti e vazhdon karrierën në Angli

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Agon Mehmeti do ta vazhdojë karrierën në futbollin anglez, shkruan “BBC”, përcjellë zeri.info.

Sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën nga League One në Angli, Oxfort United.

27 vjeçari, i cili kishte tri thirrje nga Shqipëria, ishte lojtar i lirë pasi ishte ndarë nga klubi turk, Gençlerbirligi.

“E njoh personalisht, ai është një profesionist i vërtetë. Ai është mësuar të luaj në standarde të larta. Ai ka luajtur në Europa League dhe në Ligën e Kampionëve”, ka thënë trajneri i Oxfordit, Pep Clotet, i cili kishte punua me Mehmetin edhe në kohën kur të dy ishin pjesë e Malmos.

Hidromorava

Mehmeti, i rritur në Suedi, ku kishte migruar me familjen e tij për shkak të luftës në ish-Jugosllavi, kishte zhvilluar 106 ndeshje me Malmon duke realizuar 25 gola.

Ai ka luajtur në Champions kundër ekipeve të mëdha si Real Madrid dhe Juventus.

Mehmeti kishte punuar me trajnerin Clotet në vitin 2010, kur trajneri spanjoll ishte asistent-menaxher dhe është lojtari i tretë i asaj periudhë të Malmos që iu bashkua Oxfordit këtë sezon, pas Ricardinho dhe Ivo Pekalski. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.