United Hospital

Agolli nuk pajtohet me keqtrajtimin e tifozëve kuqezi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ansi Agolli, kapiteni i kombëtares, ka folur rreth ngjarjeve të para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraeilit.

Ai ka pohuar se ende nuk po arrin të kupton pse u munduan tifozët shqiptarë të Maqedonisë.

Sipas tij, asnjë masë sigurie nuk mund ta justifikojë këtë veprim dhe uron që të mos përsëritet më ky rast, transmeton Telegrafi.

“Zakonisht jam i heshtur pas lojeve te kombetares, sidomos pas humbjeve, pasi mendoj se duhet te kete reflektim. Sigurisht qe asnje nga ne ne fushe, stafi e shikuesit nuk jane te kenaqur me rezultatin e ndeshjes se fundit. Jemi te vetedijshem qe ka nevoje per pune, nga te gjithe ne, dhe jam i sigurt qe do te punojme qe te sjellim paraqitje me te mira ne ndeshjet e radhes. Por sikur te mos mjaftonte, situata jashte fushes se lojes, trajtimi i tifozeve tane, ka lene nje shije te hidhur per ne si lojtare.

UBT

Ne ndeshjen e fundit, u moren masa ekstreme sigurie, e u krijua nje tension i tepruar, te cilet e veshtiresuan jeten dhe lojen per te gjithe ne. Duket e pakuptimte trajtimi i ashper i tifozeve tone. Ata jane vertet te mrekullueshem, sic kane treguar ne te gjitha ndeshjet e kombetares, me mbeshtetje te zjarrte dhe korrekte me kundershtaret. Po ashtu, ne Europian, ku alarmet e sigurise ishin shume me te larte, ata u vleresuan nga te gjitha mediat e huaja si shembull per masivitetin e sjelljen.

I falenderojmë sinqërisht forcat e rendit që kujdesen gjithnjë për sigurinë tonë dhe të tifozëve. Por kujtoj, se kjo siguri nuk mund të bëhet në shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Lëvizja e lirë është një prej tyre dhe ndalimi në kufi i tifozëve shqiptarë nga FYROM, është një rast i paprecedent. Asnjë masë sigurie nuk mund ta justifikojë këtë veprim. Urojmë që të mos përsëritet më!Thënë kjo, uroj edhe që tifozët të kthehen ne stadium!?”, shkroi Agolli në Instagram.

Ndryshe, Shqipëria ka pësuar humbje të papritur prej 3-0 kundër Izraelit në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2018. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.