ARKATANA

Agolli: Me ndihmën e tifozëve mund të marrim rezultat pozitiv

/ 2 minuta lexim
HW

Një ëndërr e bërë realitet, për Ansi Agollin sfida ndaj Italisë do të jetë me të vërtetë speciale.

Për vite me radhë ai e ka pritur një duel të tillë kundër 4-herë kampionëve të Botës dhe këtë të Premte me shiritin e kapitenit në krah, mbrojtësi 34-vjeçar do të kërkojë të udhëheqë Shqipërinë drejt një rezultati historik ndaj Italisë në Palermo.
“Fjalët janë të pakta për këtë sfidë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të fortë, por shpresojmë që edhe me mbështetjen e tifozëve tanë të arrimë një rezultat pozitiv ndaj Italisë”

Eco Higjiena

“Gjithmonë e kemi ëndërruar të luajmë ndaj kësaj përfaqësuese, e kemi shumë afër Italinë por asnjëherë nuk e kemi pasur kundër. Unë ndihem me fat që do të jem pjesë e kësaj sfide kaq të veçantë”, ka thënë fillimisht Agolli.
“Nuk besoj, ishte një dëmtim i lehtë dhe Ajeti besoj se do jetë ndaj Italisë. E rëndësishme për një skuadër nuk është rreshtimi në fushë, por personaliteti që shfaq në fushë, ne ndaj Italisë do të tregojmë personalitet dhe nuk do të shfaqemi në fushë si një skuadër që do të presim se çfarë do të bëjë Italia”, transmeton Supersport.

“Italia mbetet Italia, gjithmonë prodhon lojtarë cilësorë, dhe ne duhet të tregojmë kujdes sidomos ndaj dy sulmuesve të tyre të cilët janë shumë të rrezikshëm. Çdo repart i një skuadre është i rëndësishëm sidomos ndaj një skuadre si kjo”.
“Dëshira ime apo çdokujt ishte që kjo ndeshje të luhej në një stadium pak më në qendër të Italisë, megjithatë ne jemi profesionistë dhe luajmë aty ku na thonë. Mendoj që federata italiane nuk e kishte menduar këtë gjë, Sicilia është një ishull shumë afër Shqipërisë dhe është diçka e veçantë të kesh afër, ngrohtësinë e shqiptarëve që jetojnë këtu”, përfundoi kapiteni i kombëtares.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.