Uji Dea

Agolli e lë pas Messin në një statistikë të rëndësishme të Ligës së Kampionëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Agolli del të ketë vrapuar plot 30035 metra, në 270 minuta të aktivizuara dhe mban vendin e 205 në këtë klasifikim kurse Messi ka vrapuar 29802 metra dhe është aktivizuar në katër ndeshje me minutash të plotë.

Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Kjo e fundit tashmë ka nxjerr edhe disa statistika interesante sa i përket lojtarëve të skuadrave të ndryshme.

Një e tillë është edhe lista me metrave të kaluar në fushë të futbollistëve, ku mesin e tyre është edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli.

FIDANISHTJA

Ky i fundit është pjesë e skuadrës azerbajxhanase të Qarabagut, ku ka pasur paraqitje të mira kundër Atletico Madridit, Chelseat dhe Romës.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka lënë pas shumë futbollistë të njohur mbi të gjitha yllin e Barcelonës, Lionel Messin.

Agolli del të ketë ka vrapuar plot 30035 metra, në 270 minuta të aktivizuara dhe mban vendin e 205 në këtë klasifikim kurse Messi ka vrapuar 29802 metra dhe është aktivizuar në katër ndeshje me minutash të plotë.

Vlen të theksohet se vendin e parë në këtë renditje e mban De Bruyne i Manchester Cityt, i cili ka vrapuar 48052 metra duke lënë pas sulmuesin e Atletico Madridit, Saul Niguez (47619 metra) dhe me 47,036 metra, sulmuesin e Shakhtar Donetskut, Fred. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.