RCCOLA

Agnesa:Pushimet me telefon të shkyçur, më relaksuese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edhe këtë vit modelja Agnesa Vuthaj i kaloi pushimet pa të dashur. Ajo sapo është kthyer nga pushimi disa ditor që pati me shoqet e saj në Dhërmi dhe Jale të Shqipërisë. Mbase këto ditë ajo thotë se i kaloi për mrekulli duke pasur edhe shkëputje nga telefoni.

“Ishin 7 ditë shumë të bukura bashkë me shoqet e mia në bregdetin shqiptar, mes detit, plazhit dhe kuzhinës së shijshme që ofron Shqipëria. Këto ditë pushimi më sollën mjaftë qetësi dhe përveç saj, unë isha e lirë edhe nga telefonatat. Për pesë ditë me radhë nuk kam pasur telefon fare edhe pse më pëlqen të jem në kontakt të vazhdueshëm me familjen dhe miqtë e mi, por ishte një e papritur dhe sidoqoftë tashmë mendoj që pushimet më të mira dhe më relaksuese janë ato pa telefon”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Uji Dea

Ky është pushimi i dytë veror për Agnesën, pasi javë më parë ajo kaloi pushimet edhe me familjen e saj në Francë. “Jam një tip që i preferoj shumë udhëtimet, më pëlqen të vizitoj vende të ndryshme të botës. Pushimin e parë e bëra në Francë bashkë me familjen time dhe ndoshta deri në fund të vitit do të vizitoj edhe ndonjë vend tjetër”, shton ajo.

Agnesa një pjesë të udhëtimeve i bënë edhe për shkak të punës dhe profesionit që ka. Ajo tani planifikon të realizoj një projekt, në të cilën fton të gjitha vajzat që kanë dëshirë t’i hyjnë botës së modelimit. “Këtë vit kam udhëtuar shumë edhe për punë. Jam në pritje të realizimit të projekteve të reja në shtator. Në fakt jam në fazën përgatitore. Së shpejti do të hapet një konkurs në kërkim të vajzave të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e botës së modës dhe spektakleve të bukurisë”, thekson ajo.(zeri)