ARKATANA

Agnesa Vuthaj: Vajzat shqiptare vishen shumë bukur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Agnesa Vuthaj, ish-Miss Kosova dhe ish-Miss Shqipëria, rrëfeu në emisionin “Pasdite në Top Channel” jetën e saj para dhe pas kurorave të bukurisë.

Bukuroshja kujtoi fëmijërinë e saj në Istog, e cila thotë se ka qenë me jo aq shumë aktivitete.

“Ka qenë fëmijëri e bukur, por jo me shumë aktivitete, pasi ishte koha para luftës”, tha ajo.

Agneza veçoi kurorën e Miss Pejës si më simboliken për të, pasi filloi rrugëtimin e saj.

Mobi Casa

“Ishte vlerësimi i parë që më dha vetëbesim. Më pas fitova Miss Kosova dhe Miss Albania. Doja të isha pjesë në Miss Universe dhe për këtë arsye vendosa të merrja pjesë në Miss Albania, pasi Kosova nuk përfaqësohej në këto evente”, tregoi bukuroshja.

Sot bukuroshja merret me dizajn, duke sjellë një linjë çantash cilësore dhe me çmim të përballueshëm për masën.

“Duke qenë se kisha një përvojë të madhe në spektakle dhe kisha takuar shumë persona që merreshin me modën, doja të krijoja diçka timen. Çantat më kanë pëlqyer gjithmonë. Ato të bukurat dhe cilësoret kushtojnë, kështu që vendosa të bëj një linjë me cilësi dhe me çmim të arsyeshëm”, përfundoi ajo.

Agnesa Vuthaj është një prej sipërmarrëseve më të suksesshme shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.