Agnesa Vuthaj: S’ka rëndësi a është shqiptar apo i huaj

Nuk u kënaq asnjëherë vetëm me kurorat që mori si Miss Kosova dhe Miss Shqipëria vite më parë.Agnesa Vuthaj fuqishëm nisi rrugëtimin e saj në botën e së bukurës, duke depërtuar në pistat botërore e përfaqësuar denjësisht bukurinë shqiptare.
E sot në rrugën që ajo shkeli për vite me radhë ka vendosur të shoqërojë edhe shumë vajza tjera të cilat ëndërrojnë titullin Miss.
Tribuna: Agnesa, na thuaj fillimisht se me në çfarë angazhimesh e projektesh jeni e fokusuar këto kohë?
Agnesa: Aktualisht jam e angazhuar në një projekt të modës në Dubai, i cili do të mbahet në qershor. Jam ndërmjetësuese për të mundësuar prezantimin e dizajnerëve shqiptar në një ‘Ekspozitë dhe Fashion Show’, ku marrin pjesë profesionistë të modës nga e gjithë bota (Tribuna).