HW

Agnesa Vuthaj prezanton brendin e saj në Operën e Vjenës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në ngjarjen evropiane të modës Fashion for Europe – Building Bridges With Fashion të mbajtur dje në Operën e Vjenës të Austrisë, në mesin e shumë brendeve të mirënjohura evropiane, është prezantuar edhe brendi i bukuroshes Agnesa Vuthaj. Kjo eksperiencë ishte shumë e rëndësishme për brendin e saj dhe shumë e veçantë për rëndësinë dhe vendin e mbajtjes së eventit.

“Të prezantoj linjën time në Operën e Vjenës ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Nuk mund të them që ishte një ëndërr e bërë realitet, sepse kjo ishte përtej ëndrrave apo synimeve të mia. Përveç prezantimit përmes sfilates kam pasur edhe një “Pop Up Boutique” në Opera dhe ka qenë një përvojë fantastike të shoh se sa shumë janë pëlqyer produktet e mia nga të pranishmit, ku shumica e tyre kanë qenë njerëz të rëndësishëm të botës së modës dhe televizionit në Austri”, shprehet për “albinfo.ch”, bukuroshja Vuthaj.

Për ish miss Kosova dhe miss Albanien, pjesëmarrja me koleksionet e saj në këtë event nuk ka qenë hera e parë. Vitin e kaluar Fashion For Europa ishte pjesë e Festivalit Europian të Këngës, ku janë prezantuar dizajnerë të zgjedhur nga vendet të cilat janë prezantuar në Eurosong, në të cilën Agnesa ishte zgjedhur të përfaqësoj Shqipërinë.

Ndërkohë, këtë vit, ky event është mbajtur në Operën e Vjenës dhe ishte rast ideal për të, që të prezantoj linjën e saj të çantave dhe këpucëve nën firmën “Agnesa Vuthaj Fashion”.

FIDANISHTJA

“Eventet e organizuara nga Flashevents dhe Znj. Liliana Klein kanë një mbulueshmëri të madhe mediatike në Austri dhe kjo është një mënyrë shumë e mirë për mua të prezantoj produktet e mia para blerësve europian, ka thënë Agnesa.

Vuthaj shton se paraqitja e suksesshme në këtë event, e shtyn atë të punoj akoma më shumë dhe të prezantoj vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme përmes punës së saj të vazhdueshme.

albinfo.ch

http://www.albinfo.ch/agnesa-vuthaj-prezanton-brendin-e-saj-ne-operen-e-vjenes/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.