RCCOLA

Agnesa Vuthaj nuk i ndahet qejfit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ka zgjedhur profesionin që gjithnjë e mban në lëvizje. Andaj bukuroshja shqiptare Agnesa Vuthaj po shijon në detaj secilin udhëtim të saj jashtë shtetit, ndërsa për qejfet e saj bukuroshja nga Peja po njofton edhe fansat e shumtë në rrjetin social ‘Facebook’.

Këtë të premte, Agnesa e ka gdhirë në Cyrih të Zvicrës, ndërsa gjatë mesditës ka bërë qejf në këtë qytet bashkë me disa miq të saj atje. Ndryshe, pak kohë më parë ajo ka pushuar edhe në Francë, ndërsa ka shijuar edhe një udhëtim me helikopter, nga i cili fluturim ajo ka publikuar edhe një fotografi.

Uji Dea

“Everything that happens once can never happen again. But everything that happens twice will surely happen a third time.” Që në shqip do të thotë: “Disa gjëra ndodhin vetëm një herë. Por disa të tjera edhe herën e dytë apo të tretë”, ka shkruar përbri fotos ajo.