Uji Dea

Agnesa Vuthaj: “Moda, pasioni im i madh”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Që personazhet tona publike po i ndjekin trendet e të famshmëve të huaj, kjo po vërehet çdo ditë e më shumë. Kohët e fundit, shumë fytyra tona të njohura i kanë hyrë biznesit, duke hapur lokale, në të cilat ofrohen veshje të përditshme dhe solemne.

Njëjtë ka vepruar edhe “Miss Kosova 2003” dhe “Miss Albania 2004”, Agnesa Vuthaj. Me këtë biznes, ajo po merret që nga fundi i nëntorit të kaluar, kur edhe ka hapur lokalin dhe thotë se puna po i ecën mirë.

Që krahas profesionit të tyre, të merren edhe me ndonjë biznes, është një trend i njohur në botën e të famshmëve të huaj. E ky trend padyshim që po ndiqet shumë edhe nga personazhet tona publike.

ARKATANA

Agnesa nuk mohon se ka qenë edhe kjo pjesë që e ka tërhequr për t’iu futur kësaj pune. Gjithçka çfarë ofrohet në këtë dyqan mban vulën e markave italiane.

“Miss Kosova 2003” dhe “Miss Albania 2004” thotë se ka zgjedhur të furnizohet nga Italia, pasi, siç, shprehet, është numër një për sa i përket modës. E çmimet sillen duke filluar nga 20 euro deri në 1100 euro./tung.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.