GRANDEMALL

Agnesa s’e ka në plan ndonjë martesë apo fejesë

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Bukuroshja Agnesa Vuthaj në një intervistë për Express ka folur për butikun e saj që e ka hapur kohëve të fundit por edhe për angazhimet e saj në botën e spektaklit.
Agnesa Vuthaj njihet si njëra prej vajzave që nuk di të ndalet se punuari. Ajo ka hapur një linjë të saj të veshjeve, sidomos atyre klasike të cilat janë të punuara nga dizajner italian, ndërkaq për foto që ajo ka bërë me disa fytyra të njohura publike në Kosovë ka thënë se ato janë foto dhe asgjë tjetër.

Por, bukuroshja më sa duket ende nuk e ka në plan që t’i jep fund beqarisë së saj.

Ajo përgjigjet shkurt në këtë pyetje përderisa thotë se po përgatitet që të realizojë spektaklin e bukurisë Miss Kosova 2014.

Express: Kur keni filluar me linjën e juaj të modës?

Agnesa: Agnesa Vuthaj Fashion është një butik ekskluziv për femra qëë ka hapur dyert që nga 29 nëntori i vitit të kaluar.

Express: Ku gjendet lokali i juaj dhe cilat janë veshjet që të interesuarat mund t’i gjejnë në butikun e juaj?

Agnesa: Butiku gjendet në Qendrën Tregtare Grand Store në Prishtinë, ku ofrojmë veshje të stilit klasik, elegant dhe shik, gjithashtu edhe veshje për mbrëmje dhe për festa të cilat janë unike dhe glamuroze.

Express: Përveç kësaj a keni menduar që të lansoni edhe një linjë të veshjeve të brendshme?

Agnesa: Jo, nuk është në planet e mia.

Express: A do të bëni ndonjë promovim të veshjeve për sezonin pranverë –verë?

Agnesa: Koleksioni pranveror është promovuar përmes një seti të fotografive realizuar ditët e para të marsit, ndërkaq për stinën e verës do të përgatisim serish diçka të veçantë.

Express: Me kë bashkëpunoni më shumë për dizajnet e veshjeve?

Agnesa: Veshjet janë të dizajnuara nga dizajner italian dhe janë kualitet i lartë bazuar në kërkesat e tregut ndërkombëtar. Gjithashtu tek ne mund të gjeni edhe këpucë dhe veshje të markave të njohura botërore.

Hidromorava

Express: Sa është interesimi i maturanteve për veshjet?

Agnesa: Ka një interesim shumë të larte të maturanteve për fustanet tona, sepse fustanet e mbrëmjes janë unike dhe të realizuara në punë dore me gur dhe rruaza te çmuara. Gjithashtu janë shumë komod për të kaluar një mbrëmje mature duke vallëzuar e festuar.

Express: Kalojmë në pyetje të tjera. Ju kemi parë në fotografi me disa VIP. Keni veç shoqëri apo keni filluar ndonjë lidhje të re?

Agnesa: Unë zakonisht postoj fotografi me artist gjatë projekteve të ndryshme që realizojmë së bashku, që njëkohësisht mund të jenë edhe miq të mirë, por këto fotografi nuk kanë të bëjnë me ndonjë lidhje dashurie. Thjeshte janë foto të momentit.

Express: Ndërkohë, para disa dite keni postuar një foto. Sa ishte e vështirë realizimi i këtij foto-sesioni nëse mund ta quajmë kështu nëpër kulme?

Agnesa: Ne fakt fotoja nuk ishte realizuar mbi kulm sic është thënë në medie. Unë jam mbi një mur, derisa në prapavijë janë kulme shtëpish dhe një minare xhamie si një karakteristike e qytetit të bukur të Prizrenit

Express: A mund të presim nga Agnesa ndonjë martesë apo fejesë së shpejti?

Agnesa: Jo

Express: A po mendoni të organizoni ndonjë event bukurie?

Agnesa: Për momentin jam e angazhuar si anëtare e jurisë në edicionin e tretë të garës së modës “Une jam Top Model” në RTV21. Ndërkohë kam filluar përgatitjet për spektaklin e bukurisë Miss Kosova 2014.

Express: Kur dhe ku do t’i kaloni pushimet verore?

Agnesa: Nuk kam të planifikuar asgjë për pushimet verore, sepse do jem e angazhuar me projekte gjatë periudhës se verës. Udhëtoj shumë gjatë vitit për punë dhe shfrytëzojë gjithmonë pak kohë për veten për të vizituar vende që me bëjnë të ndjehem mirë. Pushimet verore nuk janë shume të rëndësishme për mua.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.