UBT

AGK: Kërcënimet ndaj gazetarëve të trajtohen me prioritet dhe seriozitet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – AGK merr vesh se zyrtari i komunës së Gjilanit është arrestuar nga policia dhe është në mbajtje. AGK mirëpret reagimin e shpejtë të policisë dhe kërkon nga mekanizmat ligj-zbatues që ta trajtojnë me prioritet dhe seriozitet këtë rast ndërsa kërcënuesi ta marrë dënimin e merituar thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar nga anëtari i këtij asociacioni Musa Sabedini se është kanosur nga drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit Valon Shefkiu.

UBT

Gazetari Sabedini ka bërë të ditur se është kërcënuar pas një shkrimi që ka të bëjë me vendimin e Gjykatës së Apelit e cila lëndën e ka kthyer në rigjykim, e ku i akuzuari kryesor është Valon Shefkiu, të publikuar në portalin Rajoni Press. (https://rajonipress.com/apeli-kthen-ne-rigjykim-rastin-e-valon-shefkiut-dhe-te-tjereve/

AGK merr vesh se zyrtari i komunës së Gjilanit sot është arrestuar nga policia dhe është në mbajtje. AGK mirëpret reagimin e shpejtë të policisë dhe kërkon nga mekanizmat ligj-zbatues që ta trajtojnë me prioritet dhe seriozitet këtë rast ndërsa kërcënuesi ta marrë dënimin e merituar thuhet në reagimin e AGK-së./rajonipress/