Fundamenti

AGK: Emërimi i Gërvallës si drejtor i RTK-së, konflikt interesi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj procesit të përzgjedhjes së Rilind Gërvallës si drejtor i televizionit publik, RTK.

AGK-ja ka thënë se emërimi i Gërvallës përbën konflikt interesi dhe cënon pavarësinë e transmetuesit publik, raporton Zeri.info.

“Rekomandimi dhe emërimi i tij është në kundërshtim me praktikën e mirë që është krijuar gjatë përzgjedhjes së bordit të RTK-së, proces ky që ishte lavdëruar ndërkombëtarisht, si transparent dhe profesional”, thuhet në reagim.

Uji Dea

Në reagim thuhet se ky zhvillim do të ndikojë negativisht në renditje e Kosovës sa i përket lirisë së mediave në botë.

“Ne besojmë që një proces i ri rekrutimi, në baza të meritokracisë dhe pa ndërhyje politike është i nevojshëm dhe do të lejonte vazhdimin e depolitizimit të transmetuesit publik, dhe do të krijonte atmosferë ku gazetarët mund të veprojnë të lirë pa presion politik”, thuhet ndër të tjera.

Kujtojmë se për këtë organizatat ndërkombëtare për lirinë e mediave i kanë shkruar letër kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti duke u shprehur të shqetësuara për emërimin e Gërvallës si drejtor i RTK-së. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.