UBT

Agjëron dhe bart Kuran me vete

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Modelja dhe moderatorja Liberta Spahiu përkundër angazhimeve në punë, ka vendosur që edhe gjatë këtij viti t’i përkushtohet muajit të madhërishëm të Ramazanit. Ajo ditën e parë të Ramazanit e ka nisur me mjaftë vullnet dhe kënaqësi dhe uron që kështu të vazhdoj edhe më tej. “Agjërimin e Ramazanit e mbajë çdo vit. Edhe dje e nisa me mjaftë kënaqësi dhe uroj që kështu të më vazhdoj deri në fund. Muaji i Ramazanit është muaji i bekuar që na mundëson lehtësimin e shpirtit me anë të agjërimit”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Liberta tani është në prag të përgatitjes të disa emisioneve verore, të cilat do t’i marrin shumë kohë dhe mund, mirëpo shpreson që çdo gjë do të shkoj mirë. “Tani do të nisë realizimin e disa emisioneve verore të cilat më marrin shumë mund dhe ndoshta nuk do të mund t’i agjërojë të gjitha ditët, por do të mundohem me të gjitha përpjekjet e mia”, thekson ajo.

Mobi Casa

Përkushtimin e saj ndaj fesë e tregon edhe vet fakti që Liberta ka kohë që bartë me vete një Kuran të vogël me një lidhëse. “Jam shumë besimtare dhe ka një kohë të gjatë që e mbajë me e vete një Kuran të vogël me një lidhëse. Këtë Kuran e kam blerë në Stamboll dhe kudo që shkoj e kam me vete”, shton ajo. Gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit, ajo preferon të lexoj libra të ndryshëm që kanë të bëjnë me fenë myslimane. “Muaji i madhërishëm i Ramazanit të sjellë një kënaqësi dhe një emocion ndër vete, andaj gjatë këtij muaji parapëlqejë të lexoj libra kushtuar fesë myslimane dhe të shikoj emisione të ndryshme që i kushtohen fesë sonë”, shprehet ajo.

Liberta të gjithë agjëruesve të Ramazanit, u uron një agjërim të lehtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.