United Hospital

Agjërimi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

I pa gjumë, sytë nuk më shijojnë pushim, të përgatis syfyrin, për të nesërmen në agjërim.

Derisa të vijë koha,
fali namaz vullnetar,
e përjetoj ramazanin,
që nga dita e parë.

Pastaj zgjoj nënën nga gjumi,
eja nënë, se syfyrin ta bëri çuni,
si çdo net edhe sot,
tavolinën e mbusha me të mirat e të madhit zot.

Me të mira tavolinën e mbushi,
me djers që na i solli babushi,
e bëjmë nijet, me ma të mirat fjalë,
mbas syfyrit nënë, sabahun kem për ta falë.

Ditën zgjohem nga gjumi,
atëherë, kur drekën shkon me fal katuni,
dhe unë menjëherë marr abdes,
një namaz Allahut borxh mos ti mbes.

Punët e shtëpisë po më presin,
të kujdesem për bereqetin,
për misër, kungull, e patëlgjana,
për borania, pjepna e bustana.

Shpejt vjen koha e ikindis,
thërret mëshira e perëndisë,
nisem nga dera e shtëpisë,
rrugës takoj Femin, imamin e xhamisë.

Ne xhami hyjmë me imamin,
Kujtimi nis me e thirr ezanin,
fëmijë, pleq e të ri,
e nisim faljen në ikindi.

FIDANISHTJA

Vazhdon dita në agjërim,
goja misk apo pelin,
nënës i bëj shoqërim,
të ia lehtësoj këtë sfidim.

Me biçikletë nisem për në qytet,
te katër persona që për ta kujdeset zoti vet,
dhe ata po agjërojnë, o perëndi,
nën, vajzë dhe dy djem të ri.

Më mirëpresin se e kanë trashëgim,
nga i ati që u shkoi në amshim,
dhe unë ndjej mall dhe gëzim,
që ti shoh, t’ju jam afër dhe në agjërim.

Kthehem prapë në shtëpi mbas vizitës,
fillojmë dhe e shtrojmë iftarin sipas traditës,
ulemi në sofër dhe e presim ezanin,
Shuajbi thirr për iftar, zëvendëson imamin.

Pas iftarit, me nënën fali akshamin,
nënë, falemnderoju zotit që për fe na i dha islamin,
dhe prapë në mbrëmje nisem për në xhami,
të fali jacinë, namazin e natës “teravi”.

Dhe përsëri,
në dymbëdhjetë të mbrëmjes kthehem në shtëpi,
i pagjumë, sytë nuk më shijojnë pushim,
të përgatis syfyrin, për të sotmen në agjërim.

Fitim Kosumi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.