Eko Higjiena

Agjërimi ka shumë përfitime shëndetësore – këto sapo i ka konstatuar edhe shkenca

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Agjërimi i përhershëm ka qenë ndër dietat më të diskutuara gjatë vitit 2017, dhe tani hulumtimet e reja sugjerojnë se ndjekja e një diete të tillë mund të ketë përfitime të shumta shëndetësore.

Në një studim të publikuar në ‘British Journal of Nutrition’, hulumtuesit i kishin futur 27 pjesëmarrës ose në dietën agjëruese “5:2”, ose në një dietë me sasi të kufizuar të kalorive, dhe iu kishte thënë atyre ta humbin 5% të peshës që kanë, transmeton Telegrafi.

Studimi kishte synuar t’i shikojë efektet që dieta “5:2” kishte pasur në aftësinë e trupit për ta metabolizuar yndyrën dhe glukozën pas një shujte dhe e kishte krahasuar me efektet e humbjes së peshës që arrihet nga dieta e dytë.

Pjesëmarrësit e dietës “5:2” kishin ndjekur një regjim ushtrimor ku kishin ngrënë për pesë ditë normalisht dhe dy ditë tjera të “agjërimit” i kishin ngrënë vetëm 600 kalori.

Eco Higjiena

Ndërkaq pjesëmarrësit e dietës së dytë është dashur t’i hanin nga 600 kalori më pak sesa sasia e rekomanduar e kalorive për mirëmbajtje të peshës – pra femrat i kanë konsumuar rreth 1,400 kalori në ditë, ndërkaq meshkujt rreth 1,900.

Pas eksperimenteve të ndryshme, rezultatet kishin treguar se pjesëmarrësit e kishin humbur 5% të peshës së tyre për vetëm 59 ditë, krahasuar me ata të dietës së dytë që e kishin humbur peshën e caktuar për 73 ditë.

Hulumtuesit gjithashtu kanë treguar se pjesëmarrësit e dietës “5:2” e kanë pastruar yndyrën (trigliceridet) nga gjaku pas shujtave më shpejt sesa ata të dietës tjetër.

Shkencëtarët kanë vërejtur që edhe shtypja sistolike e gjakut (presioni në enët e gjakut kur rrah zemra) është reduktuar për 9% me dietën 5:2, ndërkaq është rritur për 2% me dietën tjetër. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.