RCCOLA

Agjenti zbulon nëse Hysaj do të rinovojë me Napolin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Agjenti i Elseid Hysajt ka konfirmuar se do të takohet me presidentin e Napolit, Auerelio De Laurentiis në lidhje me kontratën e re të mbrojtësit shqiptar.

E ardhmja e mbrojtësit të djathtë ka qenë ”mjegull” tash e sa kohë, teksa ende nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Agjenti i Hysajt, Mario Giufreddi ka thënë se klienti i tij është i gatshëm të qëndrojë në Napoli, transmeton IndeksOnline.

Uji Dea

”Ne kemi qenë duke biseduar me Napolin tash e sa kohë”, tha Giufreddi, pasi u shpallë si agjenti më i mirë në Serie A.

”Në javët e ardhshme, do të takohem me presidentin që ta kuptoj nëse duan t’ja rinovojnë Hysajt kontratën”.

”Ai ka vetëm dy vite e gjysmë të mbetur në kontratën e tij”./IndeksOnline/