Fundamenti

Agjenti i Hysajt e do transferimin e shqiptarit te gjiganti italian

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi është duke bërë përpjekje për një transferim të mbrojtësit të Napolit te Roma, transmeton zeri.info

Hysaj ka qenë shumë afër largimit nga Napoli edhe gjatë verës, por në fund mbeti në klubin italian.

Mobi Casa

“Kishte pasur diskutime në verë me Romën, pastaj ne u ndalëm kur edicion filloi, por neve ende na pëlqejnë ata si një destinacion”, ka thënë Giuffredi për “Radio Marte”.

“Mendoj se është në interesin e Napolit që të negociojë një transferim në janar sepse ata rrezikojnë ta humbasin si agjent të lirë në qershor të 2021-s”, shtoi ai./Zëri