Fundamenti

Agjenti i Hysaj: Jemi në bisedime me PSG-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi, ka deklaruar se kapitulli i Elseid Hysaj në Napoli është i mbyllur.Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fundin e kontratës së tij pesë vjeçare, transmeton lajmi.net.

Hysaj nuk po ka hapësira nën urdhërat e trajnerit, Gennaro Gattuso, dhe tani është duke kërkuar një klub të ri.Javë më parë, spekulohej se Benfica është klubi në të cilin Hysaj do përfundojë, por agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi ka dhënë një deklaratë interesante.

“Me Napolin është mbyllur gjithçka dhe në fund të sezonit do të ndodhë largimi. Një nga klubet me të cilët po flasim është edhe Paris Saint Germain”, tha ai.“Kam diskutuar me Leonardon këto ditë dhe është një mundësi, por nuk ka ende asgjë konkrete. Në fund të sezonit do të vlerësojmë alternativat me qetësi”, tha Giuffredi.Giuffredi u pyet nëse ardhja e Maurizio Sarrit në Napoli do të ndryshonte mendjen e shqiptarit për largim.

Uji Dea

Ai nuk e mohoi një gjë të tillë.“Nëse Sarri rikthehet të marrë drejtimin e Napolit, atëherë gjërat mund të ndryshojnë, por gjithmonë nëse nuk kemi firmosur me ndonjë klub tjetër”, shtoi ai.“Unë jam menaxher i Hysajt dhe kam detyrimin të çoj përpara diskutimet e nisura që në muajin janar, ndaj mund të kemi gjetur një klub tjetër para fundit të sezonit”, deklaroi Mario Giuffredi.

Hysaj ka regjistruar 165 ndeshje në fanellën e Napolit dhe ka shënuar një gol në Serie A./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.