Uji Dea

Agjencioni turk “Tika” zotohet se do ta ndihmojë Gjilanin në disa fusha

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në takim udhëheqësin e Agjencionit turk për zhvillim në Kosovë “Tika”, Eyup Yavuz Umutlu, ku është biseduar për mundësinë e investimeve në shumë fusha në Gjilan.

Kryetari Haziri e ka falënderuar z. Umultu për ndihmesën e vazhdueshme të agjencionit “Tika” për Komunën e Gjilanit.

“Falënderoj shumë agjencionin turk për zhvillim “Tika” që e ka mbështetur Gjilanin dhe Kosovën. Sa i përket Gjilanit, prezenca diplomatike, ushtarake dhe tash prezenca e agjencionit, që në emër të qeverisë turke e ndihmon Gjilanin, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne biseduam për mbështetjen në trashëgiminë kulturore, sektorin e arsimit, shëndetësinë dhe mbi të gjitha në bujqësinë. Mund të them se gjilanasit do të ndihen shumë të lumtur për një partneritet dhe mbështetjen që e kemi gjetur te “Tika”.

FIDANISHTJA

Shpresojmë shumë që një numër të madh të projekteve ta zbatojmë bashkërisht dhe do të kenë impakt të drejtpërdrejt në jetën tonë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkaq, udhëheqësi i “Tika-s”, Eyup Yavuz Umutlu, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, ndërsa ka premtuar investime në projekte të ndryshme në Gjilan, në veçanti në sektorin e bujqësisë.

“Diskutuam projektet në fusha të ndryshme dhe për një partneritet si mund ta mbështesim komunën e Gjilanit. Ne si “Tika” jemi munduar prej vitit 2004 t’i ndihmojmë vëllezërit tanë kosovarë, në këtë drejtim ne kemi realizuar mbi 300 projekte në fusha të ndryshme dhe mund të them se çdo vit e kemi një buxhet në rritje dhe numër të projekteve në rritje në Kosovë dhe në të ardhmen do të kemi projekte që do t’i realizojmë në Komunën e Gjilanit”, ka thënë z. Umutlu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.