Uji Dea

Agjencia Kundër Korrupsionit ka një kërkesë për deputetët që po e përfundojnë mandatin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Zyrtarëve politik që po e përfundojnë mandatin pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja, dhe para formimit të qeverisë re, u janë përcaktuar disa obligime shtesë.

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka kërkuar nga ta që ta deklarojnë pasurinë e tyre para largimit nga funksioni publik

Kësisoj, AKK ka kërkuar nga funksionarët publik që ta paraqesin pasurinë e tyre në afatin e rregullt kohor.

Nga AKK thonë për lajmi.net se të gjithë zyrtarët publik janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e tyre, me rastin e marrjes së detyrës dhe gjithashtu pas largimit nga funksioni publik.

“Bazuar në ligjin nr. 04/l-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, si dhe ligjin nr. 04/l -228 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/l-050, të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar të deklarojnë pasurinë me rastin e marrjes së detyrë dhe pas largimit nga funksioni publik, gjithashtu janë të obliguar të paraqesin pasurin edhe në afatin e rregullt vjetor dhe sipas kërkesës së Agjencisë kundër Korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për lajmi.net.

Në këtë formë, AKK ka kërkuar nga deputetët e legjislaturës së re dhe asaj të vjetrës, që mos ta tejkalojnë afatin e deklarimit të pasurisë.

“Agjencia kundër Korrupsionit ka kërkuar të respektojnë afatet e deklarimit të pasurisë për Deputetët e legjislaturës së VI pas mbarimit të mandatit, dhe legjislaturës së VII me rastin e marrjes së detyrës”, ka thënë Agron Behrami nga Agjencia Kundër Korrupsion për lajmi.net.

FIDANISHTJA

E një gjë të tillë, AKK nuk e ka kërkuar për kabinetin qeveritar.

Kjo me arsyetimin se të njëjtit persona po i ushtrojnë ende funksionet e tyre publike.

“Ndërsa sa i përket kabinetit Qeveritar, Agjencia kundër Korrupsionit nuk ka kërkuar deklarimin e pasurisë pasi që këta zyrtar të lartë publik ende ushtrojnë funksionet publike”, thotë Agron Behrami nga AKK.

Vonesa në krijimin e Qeverisë i ka “amnistuar” për pak kohë zyrtarët e qeverisë, që kanë pak më shumë kohë ta deklarojnë pasurinë e tyre në AKK.

Me ardhjen e qeverisë së re, secili anëtar i ri i kabinetit qeveritar, apo ministrive është i obliguar që pasurinë e vetë ta deklarojë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Të dhënat mbi pasuritë e zyrtarëve, janë gjithmonë publike në faqen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.