United Hospital

“Agimet Shqiptare” hapin Javën e Kulturës Shqiptare në Vjenë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Se Pallati Auersperg ka zënë rrënjë në historinë shqiptare jo vetëm nga mbajtja e bisedimeve shqiptaro-serbe për statusin e Kosovës, por tani nuk rresht së shprehuri me gjuhën e kulturës, elementi më shprehës i lirisë.

Me organizimin e disa shoqatave të kyçura në Këshillin Koordinues, u bë hapja e Javës së Kulturës Shqiptare në Vjenë. Mori pjesë z.Roland Bimo, Ambasador i Shqipërisë në Austri, Ymer Lladrovc, konsull në Ambasadën e Kosovës dhe zonja Lladrovci, Fitim Nuhi, konsull në Ambasadën e Maqedonisë dhe personalitete tjera nga diplomacia, arti e kultura nga radhët e mërgimtarëve tanë.

Programin e hapi Mirala Shira, kryetare Këshillit, kurse përshëndeti z.Roland Bimo, në emër të Ambasadës së Shqipërisë. Ishte mysafir rasti i ardhur veçane për mbrëmje z.Pierre Weber, ambasador i Luxemburgut në Prishtinë. Ai luajti pjesë nga krijimtari e tij kompozuese në piano: Nocturne nr-1, The ether Canon etj. i cili u prit mirë nga publiku. Programi u hap me Polonaise Heroicue ep.

53 nga Frederik Chopin e luajtur me mjeshtri nga pianisti Mennan Berveniku. Zëri i tenorit Faik Hondozi ishte vërtetë i mrekullueshëm në këndimin e Il mie tesor nga W.A.Mozart. Ai i dha sallës së Auerspegut shkëlqim në jetën e saj katër shekullore, diçka që nuk harrohet lehtë. E serbate, a queste acciare nga I Capuletti, Agimet shqiptare nga A.Mula dhe disa këngë duet ishin kënaqësia apikale e mbrëmjes me zërin e tenorit z.Hondozi.

Pastaj, Cruda sorte nga G.Rossin, Habanera Carmen nga G.Bizet, Margjelë- nga K Jakova, Luleborë nga Simon Gjoni u kënduan me mjeshtri nga mezzosopranoja Flaka Goranci. Ndërsa këngët: O mio babbino caro- nga G.Schicchi. Adieu notre petite table-Manen- nga J. Massenet, Pranvera filloi me ardhë – këngë shkodrane, u kënduan me shije nga soprano Anjëza Islamaj.

Uji Dea

Mbresa lanë këngët e kënduara në duet Kur perëndon dielli – nga L.Deda- kënduar nga F.Hondozi e F. Goranci;; Ca pika shiu ranë mbi qelq – nga R.Cako kënduar nga F.Hondoz e A.Islamaj.

Programi u mbyll me këngën simbolike “Dua më shumë Shqipërinë” kënduar nga F.Hondozi, F.Goranci e A.Islamaj. Publiku i duartrokiti artistët me ngrohtësi duke iu dhuruar edhe buçetë lulesh. Ajo që vërehej ishte mungesa e publikut jo shqipfolës, raste të rralla kur kemi të bëjmë me koncertet të muzikës klasike në Vjenë.

Programet kulturore të radhës vazhdojnë me ekspozitën e skulptorit të mirënjohur Destan Gashi, orën letrare të krijuesve nga radhët e Lidhjës së Krijuesve dhe Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” në Austri dhe përfundon me aktivitet sportive në periferi të Vjenës.

Për renditjen e programit u kujdes Januz Saliuka, ideator i aktivitetit.

Aktivitet e shtuara kulturo-sportive të mërgimtarëve tanë janë një faktor me rëndësi në ruajtjen e gjuhës dhe traditave kombëtare tek gjenerata e re dhe afirmim i mëtejmë i krijimtarisë e kulturës para vendorëve. Pa dyshim krahas aktivistëve, artistëve brenda shoqatave duhet falënderuar sponsorët aktiv të aktiviteteve kulturore brenda mërgimtarëve shqiptarë në Austri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.