FIDANISHTJA

Agim Zuzaku: Prioritet mbi prioritetet zhvillimi ekonomik i Gjilanit

/ 8 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në kuadër të Komunës së Gjilanit ka për qëllim të ndërmarrë aktivitete të cilat ndikojnë në ngritjen e nivelit të zhvillimit ekonomik lokal, në kuadër të komunës, duke pasur mision përmirësimin e jetesës së qytetarëve si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara në fushën e zhvillimit ekonomik lokal. Prandaj, zhvillimi ekonomik lokal është edhe një prej prioriteteve të Partnerit të koalicionit dhe Kryetarit të Komunës për të përmirësuar mirëqenien e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Komunën e Gjilanit thotë Agim Zuzaku drejtor për zhvillim ekonomik.

Zuzaku për rajonipress tha se gjatë mandatit si drejtor i Drejtorisë për zhvillim Ekonomik do të ketë tri prioritete kryesore: Kthimi i besimit te investitorët dhe krijimi i imazhit të mirë të Komunës ndaj investitorëve, Tërheqja e investitorëve vendorë dhe të huaj (investimet e huaja direkte, Reforma e Sistemit Rregullativ Komunal dhe Përmirësimi i Mjedisit Afarist në Komunën e Gjilanit dhe Identifikimi i zonave ekonomike dhe i projekteve për investitorë.

Gjithashtu, do të punohet edhe me donatorët e huaj të cilët janë duke e ndihmuar Komunën e Gjilanit përmes projekteve të tyre në forma të ndryshme. Do të shtojmë bashkëpunimin edhe me partnerë tjerë që vijnë nga organizatat ndërkombëtare dhe vendore të cilat në mënyrë drejtpërdrejtë lidhen me investitorë.

Krijimi i një imazhi të mirë të Komunës ndaj investitorëve është një punë e cila varet nga shumë aktorë mendon Zuzaku.

Mirëpo, sipas tij në bashkëpunim me organizatat dhe donatorët të cilët janë të inkuadruar me projekte në Komunën e Gjilanit si Agjencinë për Zhvillim Rajonal Lindje (RDA East), që ka për qëllim gjithashtu tërheqjen e investitorëve në kuadër të projektit që financohet nga Komisioni Evropian, e që kanë për qëllim zhvillimin e rajonit në lindje duke përfshirë 11 komuna.

Pastaj, projektet tjera që vazhdimisht po ndihmojnë Komunën e Gjilanit me asistencë teknike si Banka Botërore, USAID, KfË, GIZ, TIKA dhe donatorë të tjerë, të gjithë këto projekte i ndihmojnë Gjilanit që ta kthejë besimin te investitorët e huaj duke qenë një garantues se në Gjilan ofrohet hapësirë e bashkëpunimit dhe krijimit të një mjedisi më të mirë për të investuar.

Për të tërhequr investime në Gjilan, duhet edhe që të dallohemi nga komunat tjera shprehet Zuzaku. Pse duhet të investoj një investitorë në Komunën e Gjilanit dhe jo në Komunat tjera. Çka ofron Gjilani më tepër se sa Komunat tjera? Të gjitha këtyre pyetjeve do ti përgjigjemi me kohë duke ndërmarrë edhe një reformë të sistemit rregullativ komunal, për përmirësimin e mjedisit afarist në Komunën e Gjilanit.

Reformimi i Sistemit Rregullativ dhe Përmirësimi i Mjedisit Afarist janë bërë fokus i të gjitha vendeve në zhvillim për të inkurajuar zhvillimin ekonomik dhe për të tërhequr investime të huaja. Raporti vjetor i Bankës Botërore për të Bërit Biznes ka nxitur konkurrencë mes vendeve për ofruar një mjedis më të mirë afarist. Rangimi i shteteve anëtare sipas këtij raporti bëhet mbi baza vjetore për indikatorët e caktuar, me ç’rast i jep pasqyrë të qartë se në cilët indikatorë shtetet performojnë më mirë e ku më keq dhe se ku duhet të bëhen ndryshimet për përmirësimet. Megjithëse metodologjia e këtij raporti është e kufizuar, mjedisi afarist nënkupton shumë më shumë se indikatorët që i mat në baza vjetore Banka Botërore.

Në rastin tonë, rregullimi nënkupton çdo kërkesë ligjore ose obligim nga bizneset apo qytetarët e që përdoret nga qeveria ose komuna, qoftë në nivel lokal apo qendror. Në këtë kuptim, sistemi rregullativ i përfshin të gjitha aktet ligjore (ligjet dhe aktet nënligjore), procedurat tjera formale ose jo-formale që rregullohen nga autoritetet publike e që përmbajnë detyrime të caktuara për bizneset dhe qytetarët ka sqaruar Zuzaku.

Zuzaku thotë se në një qeverisje të mirë, qëllimi i çdo rregullimi është të rregulloj dhe mbroj interesin e caktuar publik i cili nuk mund të mbrohet ndryshe. “Megjithatë, me rritjen dhe zgjerimin e burokracisë në dy apo më shumë nivelet e qeverisje varësisht nga vendi, rregullimi i tepërt dhe i panevojshëm i ka bërë të vuajnë qytetarët dhe bizneset. Prandaj, nëse marrim edhe shtetet tjera që kanë filluar me reforma për ta ndryshuar gjendjen përmes de-rregullimit dhe përmes përmirësimit të sistemit aktual rregullator duke i eliminuar kërkesat e panevojshme ligjore ndaj qytetarëve dhe bizneseve në mënyrë të nxitet rritja ekonomike dhe të inkurajohet zhvillimi i ndërmarresisë së lirë”.

Mendoj që mënyra e vetme për të krijuar mjedis të përshtatshëm dhe atraktiv për investime është krijimi i një sistemi rregullativ transparent, të parashikueshëm dhe të thjeshtë. Qëllimi final mbetet eliminimi i akteve dhe dispozitave ligjore të dëmshme për qytetarët dhe biznesit privat dhe garantimi i qëndrueshmërisë financiare të komunës përmes sistemit të rregullt tatimor, si nga ai qendror, ashtu nga ai komunal.

FIDANISHTJA

Zuzaku shprehet se për funksionim sa më të mirë të sistemit të reformuar rregullator dhe pranimit të sistemit të sistemit nga qytetarët dhe bizneset, i tërë procesi reformues duhet të bëhet përmes një dialogu intenziv dhe inkluziv publiko-privat dhe përmes një fushate të gjerë informuese.

Mjedisi i arsyeshëm biznesor, pos tjerash mundëson eliminim të informalitetit duke i inkurajuar bizneset të regjistrohen (përfshirë raportimin e saktë edhe të punëtorëve). Kjo direkt ndikon edhe në rritjen e të hyrave buxhetore, ngase zgjerohet baza tatimore me regjistrimin e bizneseve të reja dhe punëtorëve të ri.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik sipas Zuzakut e ka një përkrahje të madhe edhe nga Kryetari i Komunës Lutfi Haziri, një bashkëpunim shumë të mirë dhe koordinim me Drejtoritë tjera të cilat domosdo lidhen me zhvillimin ekonomik. Nga shtatori presim të kemi një bashkëpunim edhe më të ngushtë me trupat e Kuvendit Komunal si dhe me komunitetin e Bizneseve.

Derisa flet për projektet konkrete Zuzaku tha se momentalisht projektet të cilat janë duke u zhvilluar në bashkëpunim edhe me drejtoritë tjera janë “Shkollat riciklojnë” projekt i cili do të fillojë të realizohet në fillim të shtatorit, Projekt me GIZ-in. Projekti ka për qëllim që në të gjitha shkollat e fillore dhe të mesme ti ndajnë mbeturinat ato që riciklohen dhe mbeturinat e jo-riciklueshme. Projekti do të ndikoj edhe te
nxënësit për një ngritje të vetëdijes më të mirë për menaxhimin e mbeturinave dhe ruajtjen e ambientit.

Programi KYDP (Kosovo Youth Development Projekct) – Projekti për Zhvillimin Rinisë në Kosovë i cili ofron trajnim falas për ndërmarrësit e rinj. Projekti është financuar nga Banka Botërore dhe ka për qëllim përkrahjen e të rinjve në biznes nëpërmes trajnimeve dhe granteve. Kandidatët e përzgjedhur do të përfitojnë një shumë simbolike për mbulimin e shpenzimeve ditore gjatë ndjekjes së trajnimeve. Pas përfundimit të trajnimeve, kandidatët e suksesshëm do të certifikohen dhe do të kenë mundësi të aplikojnë për grante në Projektin për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë, për ta jetësuar idenë e biznesit të tyre. Projekti financohet nga Banka Botërore dhe implementohet nga organizata “Qendra Rinore” Gjilan dhe do të vendosen në Inkubatorin e Biznesit. Komuna e Gjilanit do të ndajë 7 zyra në inkubatorin e biznesit për ti dhënë edhe inkubatorit kahjen e qëllimit për të cilin është krijuar.

Bashkëpunimi Ndërkufitarë Komuna e Gjilanit (KS) & Komuna e Çairit (MK) e cila implementohet edhe në bashkëpunim me dy organizata jo qeveritare Organizata AgorEko (Gjilan) dhe Iniciative for European Perspective (Çairë), emri i projektit: Valorizimi i tregtisë tradicionale dhe potenciali socio-ekonomik. Jemi në fazën e implementimit të këtij projekti.

EURED, emri i programit: Zhvillimi i Agrobizneseve në Regjionin e Gjilanit, që po realizohet nga Organizata CARE dhe ATRC. Shumë shpejtë në kuadër të këtij projekti do të fillojnë punën praktike 54 të rinjë të cilët janë përcaktuar që të mbajnë punën praktike te bizneset vendore.

Programi Kosova e Bukur faza II / EU-BEAUTIFUL KOSOVO PROGRAMME (EU-BK II) ku është aprovuar projekti “Ndërtimi i parkut të qytetit në lagjen Dardania” në realizmin këtij projekti pritet të punësohen (angazhohen) edhe 30 punëtorë të cilët do të merren nga Qendra e Punësimit në Gjilan.

Deri në fund të vitit do të identifikohen të gjitha projektet e mundshme të cilat do tu prezantohen edhe investitorëve por edhe mundësisë së implementimit përmes projekteve me Partneritet Publiko Privat.

Tani kemi dy projekte që janë identifikuar përmes PPP mirëpo jemi në fazën e studimit të fizibilitetit dhe po presim rezultatet për të ndërmarrë hapat e nevojshëm të mëtutjeshëm ka thënë Zuzaku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.