GRANDEMALL

Agim Zuzaku jep dorëheqje nga AAK në Gjilan

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Edhe pse në një periudhë shumë të shkurtër, është e pamundur të bëhen reforma dhe të arrihen rezultate në një parti siç është AAK, unë marrë përgjegjësinë për këtë situatë dhe e kam pa të arsyeshme të hap rrugën të tjerëve, që nënkupton se nuk do të jem më kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë në Gjilan. Gjithashtu, jap dorëheqje edhe nga të gjitha funksionet politike që kisha deri më tani në AAK ka shkruar Agim Zuzaku në tekstin e dorëheqjes.

AAK në Gjilan mund të kapitullojë dhe të destabilizohet keq pas largimit të Agim Zuzakut i cili e nisi mbarë punën, por për shkaqe të ndryshme dhe në radhë të parë të mos seriozitetit të Qendrës, tashmë Zuzaku ka ofruar edhe dorëheqjen.

Pas largimit edhe të Rexhep Kadriut që ishte shtylla kryesore për disa vite, dega e AAK-së e ka të vështirë të këndellet, madje mund të mos funksionojë fare tutje nëse shkon me këtë trend.

Teksti i Agim Zuzakut

Hidromorava

Pas çdo procesi zgjedhor, nëse ka rezultate të mira duam ti marrim meritat, por duhet marrë edhe përgjegjësinë për këto rezultate shumë zhgënjyese.

Edhe pse në një periudhë shumë të shkurtër, është e pamundur të bëhen reforma dhe të arrihen rezultate në një parti siç është AAK, unë marrë përgjegjësinë për këtë situatë dhe e kam pa të arsyeshme të hap rrugën të tjerëve, që nënkupton se nuk do të jem më kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë në Gjilan. Gjithashtu, jap dorëheqje edhe nga të gjitha funksionet politike që kisha deri më tani në AAK.

Falënderoj të gjithë ata që i besuan vizionit tim dhe që më qëndruan afër gjatë gjithë kësaj kohe sa isha kryetar i degës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.