Agim Zuzaku: AAK po rritet çdo ditë, i kemi kandidatët më të mirë për deputet

Gjilan – Agim Zuzaku kryetar i AAK-së në Gjilan thotë se ky subjekt politik në Gjilan po përkrahet vazhdimisht nga qytetarët të cilët e duan ndryshimin. Jemi të përgatitur maksimalisht për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe i kemi kandidatët më të fort për deputet, Rexhep Kadriu e Ahmet Isufi.
Agim Zuzaku është i kënaqur me ecurinë e organizimit të degës së AAK-së në Gjilan. “Jam i kënaqur sepse kemi përkrahje kudo dhe se po rritemi çdo ditë. Më vjen mirë që kemi shumë të rinj dhe ekspert të shumtë që po i bashkohen AAK-së në Gjilan” u shpreh Zuzaku.
Zuzaku tha se nga kjo degë do të përkrahen dhe garojnë dy kandidatët për deputet: Rexhep Kadriu dhe Ahmet Isufi. “Jam i sigurt se këto dy figura të rëndësishme për Anamoravën do të përkrahen nga qytetarët sepse kanë dhënë kontribut të madh në realizimin e shumë projekteve. Thjeshtë i kemi kandidatët e qëlluar dhe të fortë” u shpreh Zuzaku.
Ndryshe, Zuzaku thotë se dega e AAK-së në Gjilan është e mobilizuar dhe e organizuar mirë për zgjedhjet qendrore./rajonipress/