Uji Dea

Agim Vinca fitues i çmimit të parë i Orës letrare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Po vazhdojnë të mbahen aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut 20015”, me që rast sot është mbajtur Ora e madhe letrare, në të cilën u lexuan 25 poezi të shkrimtarëve e krijuesve nga mbarë hapësirat shqiptare.

Duke përshëndetur të pranishmit, nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, është shprehur se krijuesit të cilët me prezencën e tyre e madhështuan Manifestimin e Flakadanit të Karadakut, janë po ata që tani në kohën e paqes po e fuqizoni edhe më shumë veprën e dëshmorit të kombit që ra për çlirimin e trojeve etnike.

“Vetë prezenca e juaj nga të gjitha trojet shqiptare e që sot jeni këtu në këtë ngjarje, tregon rrugën që ju po e trasoni për të cilën edhe ranë dëshmorët. Kjo formë e angazhimit me krijimet tuaja është historia më e mirë për gjeneratat dhe brezat e rinj që po na vijnë”, ka thënë Aliu.

Ndërsa në emër të këshillit organizativ të Orës Letrare, Ismajl Baftjari tha se është detyrë e jona njerëzore, humane, e patriotike që të përkujtojmë njerëzit e mëdhenj, njerëzit që kanë sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë për interesa kombëtare e njerëzore.

ARKATANA

Juria profesionale e kësaj ore letrare në përbërje Isak Shema, Xhemë Karadaku dhe Xhevat Latifi, ka vlerësuar krijimet më të dalluara nga 25 poezi që u deklamuan në këtë ngjarje kulturore.

Si poezia më e mirë që u nderua me çmimin e parë u veçua “Epitaf për të rënët në Tivar” e Agim Vincës, çmimi i dytë për Adem Gashin me poezinë “Atdheu” dhe vendi i tretë ju dha Elfete Mustafës me poezinë “Dje dhe sot”.

Në këtë ngjarje, u promovua edhe libri “Ashti i Kombit” i autorit Azgan Haklaj. Për pjesëmarrësit e Orës letrare, organizatorët i nderuan me mirënjohje, ndërkohë u shtrua një koktej në sallën e galerisë së Arteve në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.