Uji Dea

Agim Veliu: S’futemi në koalicion me VV-në si të nënshtruar!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se sa më parë duhet të definohet çështja e koalicionit mes LDK-së dhe VV-së.

“Ky qëndrim është konfirmuar në mbledhjen e fundit të kryesisë. Qëndrimi është i tillë dhe nuk ka ndryshuar diçka. Kemi menduar se është mirë që sa më shpejtë me përfundu në mënyrë që në rast se ka rezultat pozitiv, me ec, me pas kohë subjektet politike me kry punën siç duhet por edhe në rast të ndonjë epilogu tjetër, VV-ja me pas kohë me biseduar me subjektet tjera”, ka thënë Veliu.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se partia e tij nuk ka diçka kundër Glauk Konjufcës personalisht dhe se nuk e konteston personalitetin e tij, mirëpo në koalicion duan të hyjnë si të barabartë dhe jo të nënshtruar.

ARKATANA

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e konteston personalitetin e tij, mirëpo ne si LDK e kemi një ofertë tonën që mendojmë që është e drejtë dhe gatishmëria jonë nuk është me hy në koalicion si të dëmtuar apo të nënshtruar, por me hy në një koalicion të barabartë dhe të balancuar, ku lexohet drejtë vota e qytetarit”, ka thënë Veliu për IndeksOnline.

Ndërsa pak qaste më parë, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga VV-ja, Arbërie Nagavci ka deklaruar se kërkesa për dorëheqjen e Glauk Konjufcës është e padrejtë dhe e papranueshme.

I mandatuari për kryeministër Albin Kurti, ka dy afate për ta bërë Qeverinë, afatin e vendosur nga LDK se deri të dielën duhet të dihet epilogu i marrëveshjes së mundshme LDK-VV dhe afati tjetër kushtetues që deri më 4 shkurt ta paraqes qeverinë për votim në Kuvend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.