Fundamenti

Agim Veliu përsëri shuan shpresat për koalicion: Oferta jonë është kryeparlamentari, presidenti dhe 5 ministri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka deklaruar sot se nuk pranojnë oferta të reja nga LV-ja përveç asaj ku Lidhjes Demokratike i takon posti i kryeparlamentarit, presidenti dhe pesë ministri, raporton Gazeta Express.

Para mediave, Veliu ka deklaruar se po presin që LV-ja të deklarohet për ofertën e tyre.

“Për punën e ministrive ne jemi marrë vesh një herë. Jo ne po presim që të deklarohet për ofertën tonë, oferta jonë është me kryeparlamentarin dhe pesë ministri dhe zotimin për president, kjo është oferta që qëndron”, thotë Veliu.

Eco Higjiena

Madje, nënkryetari i LDK-së, është shprehur i bindur që këtë qëndrim nuk e kundërshtojnë as brenda partisë.

“Ky vendim është i organeve të LDK-së nuk e besoj që dikush e kundërshton, është vendim dhe qëndrim i organeve të LDK-së”, shton ai, teksa thotë se gjasat janë që sot të ketë takim.

“Gjasat janë se do të ketë takim. Unë mendoj se ky proces duhet të mbyllet sepse çfarë epilogu që do të ketë ky proces duhet të ketë një kohë që të kryhen disa punë dhe detyra që na presim. Coftë ai pozitiv coftë epilogu tjetër. Sot sipas mendimit tim duhet të ndodhë. Nuk heqim dorë nga kjo ofertë”, ka përfunduar ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.