HW

Agim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri

/ 2 minuta lexim
HW

Veliu ka deklaruar se Policia e Kosovës e kishte pasur planin e detajuar për ndërhyrje, por Kurti nuk e kishte pranuar.

Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka dekalruar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur lidhur me një aksion të Policisë së Kosovës në veri gjatë kohës sa ishte në detyrë, të cilin e ka përmendur gazetari Lirim Mehmetaj duke thënë se ishte ndalur nga Albin Kurti.

Veliu ka deklaruar se Policia e Kosovës e kishte pasur planin e detajuar për ndërhyrje, por Kurti nuk e kishte pranuar.

Mobi Casa

“Jo unë, por Policia e Kosovës e ka pasur planin e detajuar për ndërhyrje, dhe Albin Kurti nuk e ka pranuar”, ka thënë ai.

“Unë ia kam kërkuar, por arsyetimi ka qenë pse unë po dua me hap tash telashe. Kjo qeveri me Serbinë, me veriun e të tjera, e të tjera – arsyetime bajate”, ka shtuar ai, duke theksuar se aksioni kishte qenë i ndarë në dy plane: për veriun dhe për lojërat e fatit në kufi.

“Të dy planet kanë qenë të përgatitura, të detajuara. Njëri është plani për veriun, tjetri është plani për lojërat e fatit… Të dyja ia kam kërkuar dhe Albin Kurti, në njëfarë forme, nuk e ka pranuar asnjërën”, ka deklaruar Veliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.