Uji Dea

Agim Veliu flet pas përplasjeve VV – LDK që i nxiti Lutfi Haziri

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Njeriu i dytë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, po shprehet më i butë në deklarata sa i përket marrëveshjes LDK-Vetëvendosje, se partneri i tij në parti, Lutfi Haziri. Veliu që së bashku me Hazirin patën qenë më të zëshmit kundër një koalicioni parazgjedhor LDK – VV, në një prononcim për Gazetën Express ka thënë që nuk e di ku po ngecin bisedimet e se pa një marrëveshje mes dy partive, vështirë se do të ketë kryeministër e qeveri.

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, nuk ka komentuar deklaratat që bënë bujë gjatë vikendit, ku Lutfi Haziri e vinte në tryezë të diskutimit edhe një herë pozitën e kryeministrit të ardhshëm.

Derisa Haziri deklaroi se kryeministri do të kalojë kah zyrat e LDK-së, Agim Veliu thotë se të dy partitë duhet të arrijnë një marrëveshje, në të kundërtën nuk do të ketë qeveri e as kryeministër.

“Po masi ka ardhë puna këtu, duhet me ba një marrëveshje, pa e bë një marrëveshje zor me pas kryeministër e qeveri”, ka thënë Veliu i pyetur për diskutimet e fundit me tone të larta në mes të partive.

Agim Veliu i ka thënë Gazetës Express se deri më tani është punuar për harmonizim të programit e të qëndrimeve, mirëpo, çështjet tjera si ajo e kryeministrit do të diskutohen në nivel më të lartë politik.

“Duhet me u bë një marrëveshje, duhet me u ulë njerëzit me ba marrëveshje, deri tash kanë punu këto ekipet teknike për harmonizim të programeve të qëndrimeve që nuk janë të afërta ka pas punë aty me u harmonizu disa gjëra pastaj me kalu në atë çështje të nivelit më të lartë politik”, ka thënë nënkryetari i parë i LDK-së.

Megjithatë, i njëjti po thotë se nuk po e di se ku po ngecin bisedimet.

FIDANISHTJA

“Nuk e di ku po ngecin këto bisedime, nuk e di s’kam marrë pjesë”, shton ai.

Veliu për Express nuk ka pranuar që të komentojë deklaratën e Lutfi Hazirit që gjatë vikendit nxiti reagime të shumta kur tha se emri i kryeministrit të ardhshëm kalon ka zyrat e LDK-së.

Duke mos folur as sa u përket pretendimeve e vënies në diskutim të pozitës së presidentit të ardhshëm si pjesë e marrëveshjes LDK – VV, Veliu vetëm ka thënë se nuk i ka mbetur hatri që Mustafa e emëroi Hazirin e jo atë në ekipin negociator për harmonizim të programeve.

“Atë e ka sqaru kryetari Mustafa emërimin e tij, mirë e ka sqaru, asnjë fije s’më ka met hatri”, ka deklaruar Veliu.

Nënkryetari i parë i LDK-së, pati qenë fort i zëshëm kur pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit, diskutohej që LDK-ja e partia e Albin Kurtit të shkonin së bashku në zgjedhje.

Veliu nuk ishte dukur i lumtur as kur Vjosa Osmani ishte propozuar nga Isa Mustafa si e nominuar për kryeministre nga LDK-ja. Madje, ai në një përgjigje për Gazetën Express kishte dhënë deklarata të forta kundër saj e koalicionit me Vetëvendosjen. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.