FIDANISHTJA

Agim Shahini: Biznesi ka nevojë për një zë të përbashkët rajonal, jo për kufij dhe pengesa administrative

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, mori pjesë në panelin e organizuar nga OEMVP, ku u diskutua për të ardhmen e odave ekonomike dhe rolin e tyre në zhvillimin e biznesit.

Gjatë diskutimit, Shahini theksoi se transformimi i odave ekonomike nuk duhet të mbetet vetëm në nivel lokal apo shtetëror, por duhet të shtrihet edhe në bashkëpunimin rajonal.

Sipas tij, në një ekonomi gjithnjë e më të ndërlidhur, është e domosdoshme që odat ekonomike të Ballkanit Perëndimor të ndërtojnë një rrjet të fuqishëm rajonal, i cili do të përfaqësojë me një zë të përbashkët interesat e biznesit, tregtinë e lirë, investimet dhe konkurrueshmërinë.

FIDANISHTJA

“Bizneset përballen me sfida të ngjashme në të gjithë rajonin dhe zgjidhjet kërkojnë bashkëpunim më të madh, koordinim më të fortë dhe përfaqësim më të unifikuar para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare”, tha Shahini.

Ai vlerësoi se vetëm përmes bashkëpunimit dhe koordinimit rajonal mund të krijohet një mjedis më i favorshëm për zhvillimin e biznesit, tërheqjen e investimeve dhe sigurimin e një rritjeje ekonomike të qëndrueshme.

Në përfundim, kryetari i AKB-së theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve ekonomike ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë te Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, duke nënvizuar se zhvillimi ekonomik i rajonit kërkon më pak barriera administrative dhe më shumë bashkëpunim ndërmjet komuniteteve të biznesit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.