Agim Rexhepi: AKR e ka të ruajtur strukturën nëpër komuna
Gjilan – Agim Rexhepi kryetar i AKR-së në Gjilan thotë se nëpër komuna është ruajtur struktura e këtij subjekti politik. Neve vetëm na duhet një sinjal nga presidenti Pacolli në mënyrë që të fuqizohet dhe më shumë AKR në Gjilan e komunat tjera të Kosovës. Pacolli i duhet AKR-së ende sepse vetëm prania e tij fizike do të mjaftonte e mos të flasim për angazhimet e tij konkrete shprehet Rexhepi.
Agim Rexhepi është optimist se AKR në nivelet lokale e ka të ruajtur strukturën e saj organizative dhe nuk i duhet shumë kohë që ajo të mobilizohet. “Vërtet ende ka njerëz që i besojnë presidentit Pacolli dhe konceptit të AKR-së. Si rezultat i këtij besimi ne e kemi ruajtur mirë strukturën nëpër degë dhe po presim sinjalin nga qendra për ta riaktivizuar fuqishëm AKR nëpër komuna” tha Rexhepi.
Rexhepi tha se i mbetet Behgjet Pacollit që të kërkojë mobilizimin e komunave dhe gjithsesi që angazhimi i tij dhe mbetja në krye të AKR-së është shumë me rëndësi për ne tha Rexhepi. “Pacolli i duhet ende AKR-së sepse kur ai është në parti ka më shumë garanci e fleksibilitet. Thjesht vetëm prania e tij fizike do të mjaftonte e mos të flasim nëse të gjithë bashkë i hyjmë edhe një herë garës për ta kthyer primatin e AKR-së” tha Rexhepi./rajonipress/

