Fundamenti

Agim Ramadani nderohet me pllakatë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Zhegër – Dëshmorët e kombit nuk vdesin. Ata nderohen dhe përkujtohen gjithmonë! Ata dhe vetëm ata janë më të nderuarit e popullit për luftën që kanë bërë. Andaj, sot, në fshatin Zhegër, komuna e Gjilanit, në praninë e shumë familjarëve të Agim Ramadanit, dëshmor, u mbajt një akt solemn, me këtë rast, familjes së dëshmorit në fjalë iu dorëzua pllakati i Shoqatës Shqiptaro-Amerikan të komunës së Nju-Jorkut.

Ky pllakat iu nda heroit të kombit, Agim Ramadanit, djaloshit më të mirë të Karadakut dhe të Kosovës, i cili, në luftën e fundi 1999, në Kosharën Legjendare, ra dëshmor i kombit për të mos vdekur, por për të mbetur gjallë dhe i pavdekshëm në historinë e popullit shqiptar.

Ky solemnitet ishte i drejtuar nga Shoqata që drejtohet nga zotëri Esad Ali Riza dhe komuna e Nju Jorkut, një komunitet i madh shqiptar, në krye me zotëri Ruben Diaz, heroit të kombit Agim Ramadanit ndanë Pllakatën me këtë motivacion: “ Mirënjohje e lartë për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Pllakati është dedikuar me rastin e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë , më 28 Nëntor 2014, dhe do ti dorëzohet familjes nga zotëri Xhemshit Duriqi , i autorizuar nga ideatorët e këtij çmimi. Ai, duke dorëzuar pllakatin bashkëshortes së Agimit, mes tjerash shtoi se, Agimi ishte e mbeti përgjithmonë i pavdekshëm për shqiptarët. Ky njeri ndërroi historinë e shqiptarëve. “Ky hero dhe ky njeri, që sot na solli këtu në mesin e familjarëve të tij, na ka nderuar ne, por e ka nderuar kombin dhe krejt shqiptarinë.

Zoti e nderoftë familjen e juaj! Agimi ishte i madh, por edhe mbeti e do të jetë i madh në zemrat e shqiptarëve kudo që janë. Agimi e ka nderuar kombin, shokët dhe krejt popullin shqiptar. Ai e ka nderuar jo vetëm familjen e juaj, por ai e ka nderuar dhe e ka madhëruar historinë tonë më të re. Juve ju mbetur ta mbani atë krenari që e bëri i madh Agimi lirisë. Ai ishte e është edhe sot krenari jonë. Ju uroj këtë mirënjohje të lart për Agimin. Dua të them edhe këtë se, jam i obliguar dhe i autorizuar nga z. Ruben, që t’ju përshëndes në emër të tij dhe sa ai ka admirim të madh ndaj familjes Ramadani.

Eco Higjiena

Siç dihet, Ruben Diaz është kryetar i komunës që ka numrin më të mardh të shqiptarëve. Prandaj, si shtoi Duriqi, gjer më tash, pllakatë të këtillë janë ndarë figurave të shquara kombëtare, si janë: Isa Boletini, Azem Bejta, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Adem Jasharin, Ibrahim Rugova, Zahir Pajazitin. Tahir Sinanit e të tjerë. Pra, kam nderin që gjendem në këtë familje të heroit të madh të kombit, Agimit, i cili ishte një figurë e madhe prej luftëtari, poeti, piktori e çka jo tjetër. Por, ai ishte mbeti atdhetar, i cili, në luftën e fundit (1999) theu kufirin brenda atdheut shqiptaro-shqiptar.

Në këtë betejë ranë dëshmorë me qindra luftëtarë, të cilët dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën për lirinë e sotit që po e gëzojmë. Edhe njëherë jam i obliguar të shtoj edhe këtë se, unë, sot jam shumë i nderuar që jam i autorizuar të jem këtu për ta dorëzuar këtë mirënjohje (pllakat) për kontributin e dhënë të Agimit për lirinë e Kosovës. Ai fshiu njëherë e përgjithmonë ekzistimin e kufirit në mes shqiptarëve. Ai ishte e mbeti strategu më i njohur në mesin e luftëtarëve. Ishte njeri e luftëtar me ideal.

Ai (Agimi) e shtoi krenarinë atdheut, Kosovës dhe shqiptarisë. Ishte emblema e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, por ishte edhe trim mbi trima. Vepra e tij do të rrojë gjer sa do të rrojë populli shqiptar. Urime kjo mirënjohje e lartë!” Rrustem Berisha, shok i Agimit, tha, se ju e nderoni figurën e madhe, Agim Ramadani. Jemi shumë krenarë që kemi pasur fatin të jemi luftëtarë me Agim Ramadanin. Ne, sot, do ta vazhdojmë amanetin e tij, të cilin do ta qojmë përpara. Do të punojmë për bashkimin e shqiptarëve.

Dhashtë zoti kjo familje të shtohet, si është shtuar edhe Agimi i vogël, nipi i Agimit, hero nga Zhegra e Karadakut. Aty qëlloi edhe Rexhep Rifati, gazetar, i cili familjes dhe disa shokëve ua dhuroi një libër dokumentar. Në këtë solemnitet mori pjesë Anton Çuni, bashkëluftëtar i Agimit, Ilrida Ismajli, poete artiste, e cila recitoi një poezi kushtuar Agim Ramadanit, dëshmor./tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj: