Fundamenti

Agim Ramadani kolos i madh i luftës për liri

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Agim Ramadani ishte një kolos i madh i luftës për liri, në mesin e shumë kolosëve tjerë të kësaj lufte, emrin e të cilit e mban me nder kjo shkolle e madhe dhe e mirë në Zhegër. Kështu është shprehur Qemajl Mustafa në Zhegër në kuadër të manifestimit “Ditët e Agimit”, ku edhe është zbuluar busti i dëshmorit Agim Ramadani si dhe është kremtuar dita e shkollës, që mban emrin e tij.

Sipas Mustafës, Agimi dhe dëshmorët tjerë janë sinonim i lirisë, i demokracisë dhe i zhvillimit të vendit, sikurse edhe Idriz Seferi, të tjerët para tij dhe të tjerët pas tij, siç ishte Kadri Zeka, Nuhi Berisha, Avdullah Tahiri, Nushja dhe dëshmorët tjerë.

Ndërsa, Bujar Nevzati, drejtor komunal për Arsim, tha se nga sot shkolla dhe Agimi qëndrojnë më afër njëri-tjetrit. Busti i dëshmorit do të na kujtojë misionin tonë dhe të shkollës shqipe, secilit prej nesh, por edhe do të na qortojë sa herë që degradojmë në këtë mision dhe sa herë që detyrën për arsimimin dhe edukimin e brezit të ri e kuptojmë si punë të zakonshme.

Fundamenti

Drejtori i shkollës, Sami Kadriu tha se mburren që mbajnë emrin e këtij heroi, që u bë figura më poliedrike në historinë më të re të Kosovës. Agimi thoshte se vdekja nuk është humbje, nëse bie për liri, ka nënvizuar Kadriu. Kurse Jashar Ramadani, vëlla i dëshmorit, kujtoi fjalët e Agimit, i cili thoshte se vetëm për dy minuta buzëqeshje të një fëmije në prag të shtëpisë, ia vlen të vdesësh.

Manifestimi ‘Ditët e Agimit’ është përmbyllur me programin muzikor “I këndojmë Agimit” ku kanë marrë pjesë këngëtarë të estradës dhe ansamble muzikore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.