Agim Ramadani kishte shpirt artisti e shpirt liridashësi

Gjilan – Lufta dhe fitorja e tij mbeti model i oficerit modern dhe të kompletuar prej ushtaraku të përkryer, i cili ka pasur njohuri të shumta jo vetëm të fushës ushtarake, por nga lëmit tjera të arteve të bukura. Ai e deshti fort jetën dhe unitetin ushtarak. Agimi pati vizion prej ushtaraku modern, por pati edhe shpirt artisti e shpirt liridashësi e çlirimtari të dinjitetshëm. Agimi ishte nga një familje atdhetare e fisnike. Nuk e deshi dredhinë, as tradhtinë e fjalët e mëdha. Ishte modest, por i madh në veprim. Ai e deshi lirinë e popullit dhe të atdheut dhe u bë pjesë e kësaj historie kombëtare. Ishte 11 prilli i vitit 1999, kur Agimi, me disa shokë të tjerë të luftës, ra dëshmor për të mos vdekur kurrë. Ai vdiq nga plumbat e armikut pushtues. Ai përherë u printe luftëtarëve duke shtuar: “Ejani të luftojmë! Unë prij i pari dhe pas meje ejani të luftojmë! Kështu thoshte Agimi i pavdekshëm, Agimi i lirisë. Dhe, këta dëshmorë të kombit asnjëherë nuk do të duhej të harrohen.

Përkundrazi! Ata do të duhej të përkujtohen dhe të nderohen se ishin luftëtarë të shenjtë të popullit dhe të atdheut. Andaj, kjo vdekje e Agimit erdhi si rryfe tek prindërit dhe tek shokët e tij të luftës. Por, lufta është luftë. Ajo nuk zgjedh mjet e njeri. Aty luftohet dhe mbrohet atdheu nga gjakpirësit barbarë. Agimi ishte një luftëtar i denjë i lirisë. Liria, për te, ishte gjëja më e shtrenjtë e jetës. Ai, nga mosha fare e vogël e deshi jetën me uniformë.

Agim Ramadani (1963-1999) ishte nga fshati Zhegër, komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesmen – Shkollën Teknike e mbaroi në Gjilan, në vitin 1980. Pas shkollimit të mesëm, ai regjistrohet në Akademinë Ushtarake – drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë. Agimi, në Kroaci, punoi si ushtarak, e në Zvicër, ai jetoj si emigrant politik. Këtu në Kroaci e zuri lufta. Por, si strateg i “gjallë” i jetës, me kohë e braktis jetën e asaj kohe nga Armata Jugosllave ku punoi si oficer ushtarak.

Mësojmë se në vitin 1998 pranohet anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve. Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim, në vitin 1998, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan. Ai ishte një figurë e madhe e artit ushtarak. Ishte ushtarak i shkolluar. Agim Ramadani, heroi i kombit, pati edhe grada prej oficeri, i cili gjatë luftës së fundit 1999, dëshmoi qartë artin luftarak si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët ku vepronte e luftonte.

Mësojmë se me vete mbante shënime nga lufta. Mbante ditar dhe ato shënime ruhen nga ta afërmit e tij. Por, ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet të luftës së Kosharës legjendare. Ky hero i kombit, ishte i pari ndër të parët që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Kosharen legjendare. Pas thyerjës së këtij kufiri shqiptaro-shqiptar, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht më 11 prill- duke mos vdekur kurrë.

Ai mbetet heroi i pavdekshëm. Në luftë më tepër ishte i njohur me emrin konspirativ-“Katana”.
Agimi ishte hero i denjë dhe i papërsëritshëm i një kohe. Luftoi dhe kurrë nuk u tremb nga armiku barbar, por gjithnjë luftoi me shokë duke ditur se liria nuk fitohet pa derdhur gjak. Gjaku i tij ishte fitorja e pritur e lirisë së Kosovës. Andaj, për meritën e tij si luftëtar i paepur për liri, para disa vjetësh, në Gjilan, këtij trimi dhe strategu të luftës, në Koshare, i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit- “Katanës”.

Andaj, në 17-vjetorin e vdekjes së Agim Ramadanit, me veprën dhe guximin e tij, shkroi pavdekësinë në faqet më të ndritura të historisë së kombit shqiptar. Ai mbetet heroi i pavdekshëm i lirisë.

Ai (Agimi), lirinë e përjetoi dhe e ëndërroi sa ishte në të gjallë. Agimi, në Betejën e Koshares, identifikohet se ishte liridashësi më i madh i luftës. Me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, ky heroi i popullit e merr epitetin – Agimi i lirisë.

Ai edhe në veprën e tij poetike “Një jetë tjetër”, sikur e parandjente pavdekësinë e tij. Dhe, këndoi plot vrull e etje të brendshme: “M’u shterrshin sytë, nëse pushoj/ lirinë tënde me ëndërrue/ mallkue qoftë gjaku im, nëse m’vrasin pa luftue”. Këto janë vargje sa janë poetike, aq edhe të mallëngjyeshme, të cilat vargje Agimi i pat shkruar në ditët e tij të fundit të jetës, para se të binte në altarin e lirisë.

Agim Ramadani, heroi i kombit shqiptar, si dje, por edhe si sot e nesër, mbeti figura më sublime që e jetësoi lirinë reale të Kosovës. Ai ishte e mbeti gurthyesi i kufirit shqiptaro-shqiptar, që kufinjtë administrativ të shënuar nga të tjerët ishin padrejtësisht, të cilët kufinj me shekuj e mbanin të ndarë kombin më të vjetër të Ballkanit. Pra, thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri, në Koshare, më 9 prill të vitit 1999, ishte hapi më vendimtar, më realist dhe më faktik i bashkimit të kombit. Këtë “nam” e këtë vepër madhore e bëri i madhi Agim Ramadani, i cili e ndërroi historinë shqiptare. Ky strategut i madh i luftës, e ka hapur kapitullin e parë të fitoreve ushtarake mbi armikun serb, pra shpartallimin përfundimtar të tij.

Lufta dhe fitorja e tij mbeti model i oficerit modern dhe të kompletuar prej ushtaraku të përkryer, i cili ka pasur njohuri të shumta jo vetëm të fushës ushtarake, por nga lëmit tjera të arteve të bukura. Ai e deshti fort jetën dhe unitetin ushtarak. Agimi pati vizion prej ushtaraku modern, por pati edhe shpirt artisti e shpirt liridashësi e çlirimtari të dinjitetshëm. Agimi ishte nga një familje atdhetare e fisnike. Nuk e deshi dredhinë, as tradhtinë e fjalët e mëdha. Ishte modest, por i madh në veprim.

Ai e deshi lirinë e popullit dhe të atdheut dhe u bë pjesë e kësaj historie kombëtare.

Ja si tingëllojnë vargjet e tij: “M’u shterrshin sytë nëse pushoj/ lirinë tënde me ëndërrue/ mallkue qoftë gjaku im/ nëse m’vrasin pa luftue!”. Këto janë flasin e rrëfejnë shpirtin e tij atdhetar e liridashës.

Dhe jo vetëm kaq.
Agim Ramadani ishte figurë kyç në krijimin e unitetit ushtarak, por luajti rol edhe në planifikimin dhe udhëheqjen e operacionit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Ky unifikim e mban vulën e emrit të Agim Ramadanit, i cili përfaqësonte një nga sukseset më të mëdha të luftës sonë për liri. Andaj, nuk ka pjesë e Kosovës, por edhe të viseve tjera shqiptare që të mos ketë pasur luftëtarë në këtë Brigadë ku ishte Agim Ramadani, strategu i luftës së Kosharës. Dhe, më 9 prill të vitit 1999 u shemb kufiri Kosovë-Shqipëri, në Kosharen legjendare, aty ku luftoi Agimi me shokët e tij trima.

Kjo ishte e mbeti fitorja më e madhe dhe më e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequra nga Agimi dhe dëshmorët të tjerë të kombit shqiptar. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet njëherë e përgjithmonë muri qindravjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Dhe, sa herë vijnë përvjetorët e dëshmorëve, gjithmonë do të përkujtohen e do të nderohen ndër shqiptarë, si dita kur në frontin e luftës ranë heroikisht Agim Ramadani, Salih Çekaj e shumë të tjerë.

Agim Ramadani, ky heroi i kombit, mbeti përgjithmonë emër që nuk lakohet dot. Ai arriti pavdekësinë me veprën dhe gjakun e tij për çlirimin e Kosovës nga okupimi barbar serb. Gjaku i tij u derdh në Rrasën e Zogut, në Koshare, më 11 prill 1999, dy ditë pas thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar. Agimi mbeti heroi i kombit shqiptar, i cili dha jetën për të mos vdekur kurrë… Lavdi veprës së tij, i cili ia fali jetën kësaj toke shqiptare!(ripostim) /tefik selimi/rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS