UBT

Agim Ramadani i ka munguar Gjilanit, qytetarët të entuziazmuar me mozaikun gjigant

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Projekti i dizajnuar, sponzorizuar dhe i ideuar nga Muhamet Ajrulluahu pronar i “A.R.- Katana” është pritur mirë nga të gjithë qytetarët. Mozaiku gjigant i portretit të Agim Ramadanit e ka bërë Gjilanin dhe qendrën e saj shumë ma të bukur shprehen qytetarët.

Muhamet Ajrullahu përfundimisht thotë se ndihet shumë i relaksuar pas vendosjes së mozaikut të portretit të Agim Ramadanit që tashmë është i vendosur në qendër të Gjilanit.”Jam i kënaqur dhe ndihem vërtet mirë, edhe pse Agim Ramadanin e kam të familjes, po më gëzon fakti që qytetarët e Gjilanit e kanë pritur mirë dhe ata tashmë e kanë heroin e tyre në qytetin e tyre. Pavarësisht se Agimi ishte i krejt Kosovës, vendosja e mozaikut i ka bërë ata më krenar” u shpreh Ajrullahu.

Kurse qytetarët ndihen të entuziazmuar që më në fund heroin e tyre e kanë në qendër të qytetit. Arbeni një 50 vjeçar thotë se kalon për çdo ditë aty pari vetëm të shoh punimin gjigant.”Vërtet është një vepër madhështore që i ka munguar Gjilanit. Agimi vendin e ka pasur në qendër të qytetit sepse tash kemi ku të përulemi para tij” shprehet Arbeni.

RCCOLA

Murseli një pensionit shprehet se kalon shpesh kah qendra e qytetit.”Kur e kam parë për herë të parë jam mbytur tuj qajtën. Mu dok se e pash të gjallë Agimin. Zoti i nderoftë e shpërbleftë të gjitha ata që kanë kontribuar që Agimin ta vendosin në qendër të Gjilanit” shprehet ky pensionist.

Kurse, Lutfi Haziri ditën që është vendosur mozaiku ka shkruar:” Në emër të urimit për ditëlindje, sot në qytet vendoset në gëzhoja të plumbave fotoja e tij. E deshi librin, pikturën, por, mbi të gjitha, lirinë e vendit të tij. Karadaku i Gjilanit është krenar dhe do ta jetësojmë idealin e tij për të jetuar të bashkuar – Lindja e Veriu i Kosovës” kishte shkruar Haziri./rajonipress/