Uji Dea

Agim Ramadani e zbukuron qendrën e Gjilanit, pamje mahnitëse e mozaikut

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Mozaiku i punuar nga Besart Gashi me portretin e heroit Agim Ramadani tashmë është vendosur në qendër të Gjilanit. Muhamet Ajrullahu ideator dhe sponzorizues i punimit tha se ndihet i lumtur që më në fund Agim Ramadani do të zgjohet çdo ditë me qytetarët e Gjilanit. Ëndrra ime është bërë realitet dhe jam shumë i kënaqur që qytetarët e Gjilanit e kanë pritur me admirim vendosjen e portretit në hapësirën qendrore të Gjilanit.

Portreti i Agim Ramadanit i punuar nga Besart Gashi tashmë është vendosur në hapësirën e ish ekzekutivit të komunës, hapësirë kjo që ndodhet në qendër të qytetit të Gjilanit.

Njeriu që ka realizuar këtë projekt Muhamet Ajrullahu tha për rajonipress se ndiihet shumë i entuziazmuar që figura kryesore e luftës së UÇK-së i është kthyer Gjilanit dhe qytetarëve të saj.”Ndihem i lumtur që më në fund Agim Ramadani do të zgjohet çdo ditë me qytetarët e Gjilanit. Ëndrra ime është bërë realitet dhe jam i kënaqur që edhe qytetarët e Gjilanit e kanë pritur me shumë admirim e pasion vendosjen e portretit të Agim Ramadanit” tha Ajrullahu.

Hidromorava

Ndryshe rreth 276138 gëzhoja plumbi kanë formuar portretin e heroit kosovar Agim Ramadani.

Ky mozaik do të shpaloset më 3 maj, në ora 14:00 në qendër të qytetit të Gjilanit./rajonipress/