FITORJA

Agim Ibraimi dhe Gentjana Roci më të mirët e Maqedonisë në futboll

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një ceremoni të organizuar nga FFM-ja, janë ndarë çmimet për futbollistët më të dalluar të Maqedonisë ku çmimin e parë si futbollist më i mirë e mori tetovari Agim Ibraimi, ndërsa në konkurrencën e femrave ky çmim i takoi struganes Gentjana Roci.

Agim Ibraimi është shpallur sonte futbollisti më i mirë i i Maqedonisë për vitin 2012 në ceremoninë e organizuar nga Federata e futbollit të Maqedonisë. Ibraimi i cili ishte në konkurrencë për këtë titull me dy futbollistët tjerë të kombëtares së Maqedonisë, Goran Pandev dhe Nikolce Novevski gjithashtu ka rrëmbyer edhe titullin Futbollisti më i mirë maqedonas që luan jashtë shtetit.

Futbollisti tetovar i cili mbron ngjyrat e skuadrës së Mariborit në kampionatin Slloven është shprehur shumë i lumtur me këto vlerësime të FFM-së dhe ka theksuar se meritat për këto të arritura i takojnë familjes dhe shokëve të tij.

GRANDEMALL

“Falënderoj familjen time dhe të gjithë ata që më vlerësuan dhe besuan në mua” u shpreh Ibraimi pasi pranoi çmimet nga kryetari i FFM-së Ilco Gjorgjioski. Ndërsa në konkurrencën e femrave përsëri ka triumfuar një shqiptare, bëhet fjalë për futbollisten e talentuar të ekipit futbollistik të femrave në Maqedoni “Nashe Taksi”, struganen Gentjana Roci e cila u kurorëzua me titullin “Futbollistja më e mirë në kampionatin e Maqedonisë”.

Golashënuesi më i mirë në “Futsall” u shpall Isen Memedi i ekipit “Elita” nga Tetova. Çmimi i futbollistit më të mirë në kampionatin e Maqedonisë ju nda futbollistit të Vardarit Ostoja Stjepanovic, golashënues Filip Ivanovski, trajneri më i mirë u zgjodh kryetari aktual i FFM-së Ilco Gjorgjioski i cili udhëhoqi Vardarin drejt titullit kampion në vitin 2012 ndërsa futbollisti i ri më i mirë u zgjodh lojtari i të rinjve të Barcelonës David Babunsk.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.