Fundamenti

Agim Çeku nuk do të kaloj në PDK?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Selver Xhelili nga Forumi Rinor i PSD-së thotë se nuk janë të vërteta spekulimet se Agim Çeku do të kalojë në PDK.

Selver Xhelili anëtar i kryesisë së PSD-së në nivelin qendror dhe kryetar i Forumit Rinor të këtij subjekti politik në nivel qendre, ka demantuar shkrimet e kohëve të fundit se gjoja Agim Çeku pritet të kalojë në PDK “Këto shkrime nuk janë të vërteta sepse Agim Çeku do të vazhdojë të veprojë dhe punojë në PSD”.

Xhelili tha se nuk do të lejoj që askush të bëjë lojëra të ndryshme për interesa të partive tjera, duke dezinformuar fjalë të ndryshme në interes të subjekteve nga vijnë ata “Misioni ynë do të vazhdoj dhe do të jemi të bashkuar si kurrë më parë, për të ecur së bashku për realizimin e planeprogramit të partisë sonë dhe atë do ta arrijmë me apo pa dikë që mendon ndryshe nga ne “tha Xhelili.

ARKATANA

Xhelili mendon se PSD është mjaft e fortë dhe ajo ka potencial që aktivitetin e vet ta shtrijë në tërë territorin e Kosovës.”Mision i përbashkët i kësaj partie është që vlerat social demokrate t`i shtrijmë në të gjithë Republikën e Kosovës”tha ai .

“Ne forumi i rinis së PSD besojmë në liderin tonë Çeku ,që misionin tonë që kemi marrë nga kryetari i partisë ta vazhdojmë deri në realizimin e planeprogramit tonë. Jam i sigurt se shumë shpejtë do të jemi aty ku duhet të jetë kjo parti, aty ku e meriton të jetë. PSD është e hapur për gjithë ata të cilët mbështesin planëprogramin tonë dhe kjo parti është një parti që ka vlera dhe çdo anëtarë ka të drejte ta shpreh mendimin e tij për të mirën e vendit”shtoj Xhelili .

Kreu i Forumit Rinor të PSD-së tha se ky forum dhe në përgjithësi PSD-ja është duke funksionuar si kurrë më parë dhe çdo ditë asaj po i bashkohen të rinjtë ,sepse ata e kanë parë që tek ne ka hapësirë për ide të reja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.