Eko Higjiena

Agim Aliu i ndanë dekoratën “Nderi i qytetit” doktor Bahri Gogës, për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë i ndava sot dekoratën “Nderi i qytetit” doktor Bahri Goga ka shkruar Agim Aliu.

Postimi i plotë i Agim Aliut:

Në vitlindjen e Ferizajt, duke çmuar vlerat e kontributin e jashtëzakonshëm për shëndetësinë ferizajase, duke vlerësuar angazhimin e rezultatet domethënëse në fushën e shëndetësisë dhe menaxhimit institucional të saj, për personalitetin e dëshmuar profesional, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT” për DR. BAHRI GOGA.

Për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë.

Kreu i Ferizajit kishte folur edhe në vitin 2021 për meritat e Bahri Gogës gjatë daljes në pension.

Postimi i vitit 2021:

RCCOLA

Agim Aliu: Bahri Goga personalitet i dashur dhe një profesionist i rrallë

Kreu i Ferizajit Agim Aliu duke nderuar e njohur punën e personaliteteve ferizajase në fushën e mjekësisë, kësaj radhe ka zgjedhur të flas për doktor Bahri Gogën njërin nga themeluesit e Neuropsikiatrisë kosovare. Një personalitet i dashur, një profesionist i rrallë, qytetar shembull e mbi të gjitha një qytetar me vlera të dalluara humane, është ky mjeku i shëndetit mendor, ferizajasi, Dr. Bahri Goga ka shkruar Agim Aliu.

Ndryshe, Bahri Goga tani është në pension dhe punon në ambulancën e tij specialistike së bashku me tërë familjen e tij që vijnë po ashtu nga fusha e mjekësisë.

Postimi i Agim Aliut:

Pasioni për mjekësinë, studimet të cilat i mbaroi më 1980 në Universitetin e Prishtinës, në po të njëjtin vit kur edhe filloi punën në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj, specializimi në fushën e neuropsikiatrisë më 1983-’85 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, stazhi profesional në Zagreb të Kroacisë, të qenurit drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj më 1985-’89, hapja e ordinancës dhe farmacisë private “Ergot” më 1991, kthimi në punë pas çlirimit më 1999, puna si neuropsikiatër në Qendrën e Shëndetit Mendor në Ferizaj dhe të qenurit zëvendësdrejtor dhe drejtor shumëvjeçar i QSHMB-së, pa lënë anash veprat e tij humane, bëjnë veprën e tij, vlerë të çmueshme profesionale dhe personalitetin e tij, nder të Ferizajt dhe një nga majat e yjeve të shëndetësisë ferizajase./rajonipress/