UBT

Agim Aliu: Bahri Goga personalitet i dashur dhe një profesionist i rrallë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kreu i Ferizajit Agim Aliu duke nderuar e njohur punën e personaliteteve ferizajase në fushën e mjekësisë, kësaj radhe ka zgjedhur të flas për doktor Bahri Gogën njërin nga themeluesit e Neuropsikiatrisë kosovare. Një personalitet i dashur, një profesionist i rrallë, qytetar shembull e mbi të gjitha një qytetar me vlera të dalluara humane, është ky mjeku i shëndetit mendor, ferizajasi, Dr. Bahri Goga ka shkruar Agim Aliu. Ndryshe, Bahri Goga tani është në pension dhe punon në ambulancën e tij specialistike së bashku me tërë familjen e tij që vijnë po ashtu nga fusha e mjekësisë.

Postimi i Agim Aliut

Mobi Casa

Pasioni për mjekësinë, studimet të cilat i mbaroi më 1980 në Universitetin e Prishtinës, në po të njëjtin vit kur edhe filloi punën në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj, specializimi në fushën e neuropsikiatrisë më 1983-’85 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, stazhi profesional në Zagreb të Kroacisë, të qenurit drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj më 1985-’89, hapja e ordinancës dhe farmacisë private “Ergot” më 1991, kthimi në punë pas çlirimit më 1999, puna si neuropsikiatër në Qendrën e Shëndetit Mendor në Ferizaj dhe të qenurit zëvendësdrejtor dhe drejtor shumëvjeçar i QSHMB-së, pa lënë anash veprat e tij humane, bëjnë veprën e tij, vlerë të çmueshme profesionale dhe personalitetin e tij, nder të Ferizajt dhe një nga majat e yjeve të shëndetësisë ferizajase./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.