FIDANISHTJA

Agani vizitoi fshatrat e prekura nga vërshimet Skifteraj e Budrikë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Për tu njoftuar me gjendjen aktuale pas vërshimeve që përfshinë komunën e Vitisë ditëve të fundit, sot lokalitetet e prekura nga këto vërshime i ka vizituar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor Ferid Agani i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.

Ai me këtë rast ka theksuar nevojën e intervenimit me urgjencë për të bërë një zgjidhje dhe që të evitohen këto defekte që po u shkaktojnë probleme banorëve të këtyre lokaliteteve në vazhdimësi.

“Unë do të angazhohem që në mënyrë urgjente të gjejmë një zgjidhje dhe të mbështesim projektet që kanë të bëjnë me rregullimin e shtratit të Lumit Morava, pasi që dalja e ujit nga ky lumë po shkakton dëme të konsiderueshme këtyre fshatrave”, ka thënë ministri Agani.

Uji Dea

Ndërsa kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar se Institucionet komunale në vazhdimësi po kërkojnë nga autoritetet qendrore që të bëhet një zgjidhje në mënyrë që të evitohen defektet përgjatë lumit Morava e Binqës. “Pos dëmeve në kulturat bujqësore që po u shkaktohen këtyre fermerëve të fshatrave Skifteraj, Budrik, Radivojc dhe lokalitete të tjera, janë të konsiderueshme edhe dëmet në ekonomitë familjare”, ka thënë kryetari Haliti.

Përndryshe, gjendja aktuale në komunën e Vitisë pas vërshimeve të ditëve të fundit, ka filluar të normalizohet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.