Uji Dea

Agani: Rezistenca politike arma kryesore e PD-së

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në takimin përmbyllës të PD-së që u mbajt në Gjilan, Ferid Agani tha se krimi dhe korrupsioni institucional i ka përfshirë të gjitha poret e shtetit. PD do ta luftojë në çdo kohë këtë të keqe dhe ne kemi zgjedhur rezistencën politike për të luftuar këto të këqija. Labinotë Demi Murtezi tha se me qeverisjen e PD-së Gjilani do ta ketë vendin e merituar.

Dega e Partisë së Drejtësisë (PD) në Gjilan e ka përmbyllur fushatën të premten me synimin që ajo do të udhëheq një qeverisje me njerëz të ndershëm e profesionist raporton rajonipress.

Ferid Agani lider i këtitj subjekti politik tha se PD ka shënuar rritje dhe realisht pret fitore dhe suksese në zgjedhjet e 3 nëntorit. Agani tha se PD nëpërmjet mjeteve politike do të mundohet ta ndryshojë gjendjen e përgjithshme në Kosovë kurse qytetit të Gjilanit do t`i sjellim vetëm të mira.

Agani ka përmendur dy periudha të rëndësishme të popullit shqiptarë, luftën e UÇK-së dhe rezistencën para luftës, kurse tani tha se populli i Kosovës duhet ta bëjë edhe një ndryshim të madh, e ai ndryshim sipas tij është në rezistencën politike e cila nga PD-ja do të udhëhiqet me parime të shëndosha.

Uji Dea

Agani tha se dhënia e votës PD-së është arma kryesore për të luftuar të keqën dhe dukurit e shumta negative që e kanë kapluar Kosovën.”Ndryshimi brenda vetës sonë duhet të ndodhë sepse ne do të sjellim në qeverisje njerëz të ndershëm e profesionist. Gjilani ka dhënë shembull dhe model duke kandiduar një grua të aftë , të zonja për të menaxhuar Gjilanin”.

Agani në fund tha e Kosovën e ka përfshirë krimi dhe korrupsioni institucional në të gjitha poret e jetës.”Kur ndodh krimi i organizuar brenda shtetit ky është problem madhor dhe ne duhet ta luftojmë atë” tha Agani.

Kurse Labinotë Demi Murtezi kandidate për kryetare të Gjilanit tha se ajo synon të ndryshojë dhe kthejë imazhin e Gjilanit në një vend të merituar në shoqëri.”Qeverisja me PD do të jetë zgjidhja më e mirë sepse ne do t`i trajtojmë ndershëm të gjitha kërkesat e tyre. Do të instalojmë një qeverisje profesionale dhe të pranuar nga të gjithë tha ajo./rajonipress/