FITORJA

Agani premton ndihmë për Kamenicën, në sferën e shëndetësisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, ka pritur të hënën kryetarin e Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, me të cilin ka biseduar për nevojat e kësaj komune në sektorin e shëndetësisë.

Ministri Agani i premtoi Kryetarit Sinani, se do të angazhohet maksimalisht në shfrytëzimin e opsioneve të mundshme, për t’i dalë në ndihmë kësaj komune me nevojat që kanë në shëndetësi.

Mobi Casa

Ndër të tjera Ministri Agani tha se është e rëndësishme që Komuna të gjejë mënyrën më të mirë që të plotësoj nevojat e qytetarëve edhe për gjashtë mujorin e dytë të këtij viti, ngase me hyrjen në fuqi të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore dhe krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, do të krijohen kushtet për punësime të reja që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në afrimin e shërbimeve shëndetësore më cilësore për qytetarët e vendit.”

Në takim u bisedua edhe për Ligjin e Kontrollit të Duhanit, për të cilin Kryetari Sinani, tha se në Komunën të cilën ai e drejton, është punuar mjaft për të respektuar këtë Ligj por, mbetet të bëhet ende në këtë drejtim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.